Saturday, July 18, 2015

Ali Ahmeti bashkëpunëtor i UDB-së jugosllave ( FOTO DOKUMENT)

Një dokument, të cilin e ka siguruar Botapress përmes Shoqatës Humanitare “Sali Çeku” me seli në Zvicër, tregon për një raport të datës 28 janar 1992 dhe të hartuar nga Sekretariati i Punëve të Jashtme i RSFJ-së në të cilin raportohet se Ali Ahmeti ka pranuar një shumë të madhe të parashë nga konsulli
jugosllav M.K. në Gjenevë të Zvicrës në këmbim të dy video incizimeve të stërvitjes ushtarake të veprimtarëve shqiptarë në kufirin mes Zvicrës dhe Francës.
Në raportin e konsullit jugosllav thuhet se “ Ahmeti i ka dorëzuar dy video incizime ku shihen duke u stërvitur terroristët shqiptarë në një kamp në kufirin mes Zvicrës e Francës”.


 Sipas këtij raporti në këtë takim kanë marrë pjesë Xhavit Haliti, Xhafer Shatri, Fazli Veliu, Rexhep Selimi, Fadil Maloku, Bardhyl Mahmuti dhe Sabri Aliu, për të cilin Ali Ahmeti ka thënë se mban pseudonimin “Guri”.
Në raport gjithashtu thuhet se në këtë takim ka qenë e paralajmëruar që të marrë pjesë edhe një oficeri i lartë i Armatës së RSFJ-së, por për shkaqe sigurie nuk ka marrë pjesë në këtë takim.
Për shumë e parave që ka marrë më së miri e di Ali Ahmeti, ndërkaq hapja e dosjeve të tilla zbulon “fytyrën” e vërtetë të personaliteteve që janë sot në skenën politike shqiptare në gjithë rajonin.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *