Wednesday, June 24, 2015

23 qershori-Dita e të dëbuarve: Shqiptarët e Lugines të dëbuar edhe në “paqë”

Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI

Në përkujtim të 16 vjetorit , kur nga disa lokalitete të tri Komunave , banorët shqiptarë u dëbuan dhe i lanë trojet e tyre nga presionet , dhuna , ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë . Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht , nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre.

Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë , në format më të dhimbshme .Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht . Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë , një pjesë e tyre u kthyen nepër shtëpit e tyre , por se sa u kthyen e sa mbetën nuk ka shenime të sakta . Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999 , për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorëtë e vetë për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë , policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova.

Organet më larta të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të kërkojn Reciprocitetin e ndërsjellt çfar kërkohet për pakicën serbë të Kosovës për kategorin e të zhvendosurve , po ato të drejta ju takojnë dhe duhet investuar edhe për shqiptarët e komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës .

Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 16 viteve , për këto familje , për krijimin e kushteve për kthim . Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për kthim apo integrim aty ku janë. Tema për kategorin e të dëbuarve , zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar dhe sikur të jen qytetarë të askujt .

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *