Tuesday, June 23, 2015

FUNDI I NJE DOKTORI

Nga: Leon Molla

Na ishte një herë një Doktor nga Shqipëria të cilin Republika e Frances e njihte si një Doktor të talentuar në profesionin e tij të Kardiologjisë.


Arsimin e tij e ndjeku në kohën e regjimit komunist dhe në vitet '90 bashkohet me Studentët e Dhjetorit të cilët i udhëhiqte një djalë guximtar nga Tropoja që quhej Azem Hajdari ku ky i fundit u vra në vitin 1998 prapa gardhit të Selisë së Partisë Demokratike.


Doktori Kardiolog në zgjedhjet e para pluraliste zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë, në vitin 1993 dëboj trashigimtarin e Fronit Mbretëror Shqiptar Leka Zogun-I duke mos e lejuar që të qëndronte më shumë se 48 orë në territorin e Shqipërisë me frikën që do e rrëzonte nga pushteti.


Në vitin 1997 Doktorit Kardiolog i iku kontrolli i shtetit nga duart dhe fajdet fantazma sollën rrëzimin e tij me dhunë nga pushteti.


Po në vitin 1997 Doktori Kardiolog thuhet se bashkëpunoj fshehurazi me socialistët dhe qunat e përkëdhelur të regjimit komunist për të ndryshuar verdiktin e popullit të cilët kishin votuar pro Monarkisë dhe vendosjen e Leka Zogut-I si Mbret të Shqiptarëve.


Fitorja e Mbretit Leka-I u transmetua në Mediat dhe Shtypin e mbarë Botës, por për çudi pas pak ditëve Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Tiranë do të shpallnin humbjen e tij dhe dëbimin nga Shqipëria.




Për disa kohë qeverinë e mbajti Partia Socialiste dhe përsëri Doktori Kardiolog do vinte në pushtet, por përsëri pas disa viteve do humbiste zgjedhjet.


Sikurë u duk në aparencë që të djathtët u besdisën me Doktorin dhe ai vendosi të jepte dorheqje si kreu i Partisë Demokratike, por fatkeqësisht ishte thjeshte një fytyrë ndryshe që të mbante postin, kurse zëri përsëri ishte i Doktorit Kardiolog.


Zgjedhjet e fundit të vitit 2015 treguan zhqënjimin total të të Djathtëve ndaj Doktorit Kardiolog dhe për të qënë i ndërgjegjëshëm, Doktori duhej të largohej jo vetëm si kreu i Partisë Demokratike, por mos të kandidonte më dhe për deputet në Kuvendin e Shqipërisë duke ja lënë stafetën brezit të ri.


Partia e Doktorit Kardioliog nga forcë e parë që ishte në Shqipëri, ra ndjeshëm duke i zhgënjyer mbështetësit e Partisë Demokratike.
Kështu përfundimisht erdhi Fundi i një Doktori.

 MARE NGA FAQA: ZERI PER DREJTESI

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *