Monday, March 30, 2015

RUSHIT DIDANI - Kryetar i Shoqerise "CAMERIA" ne SHBA

Rushit Didani lindi me 2 janar 1895 në Janjar të Çamërisë. Mesimet e para i mori në vendlindje në gjuhën osmane .Mbaroi shkollën plotore në Filat në vitin 1912 . U rrit dhe u brumos si pasardhës i denje i familjes DIDANI. Rushiti qelloi te ishte njeri i penes Ne moshen 20 vjecare kishte mesuar tre gjuhe te huaja : Italish ,greqisht e turqisht.
Shkruante e fliste per politike . Mendja e tij ishte largpamese. Shume shpejt do te kapërcente korrnizat e fshatit,krahines e do te rrihte me problemet e

vendit,hallet e popullit . Ne ato vite politika ishte ngacmuese per mendje te vecanta. Fshati Janjar i vendosur ne jug te vendit,me kuzij te trazuar ishte si nje porte e shqyer ku frynin ererat politike te kohes .Ndodhte qe te erreshe ne darke ne Shqiperi e te nesermen te gdhiheshe ne Filat ,Gumenice apo Janine .S'kishte si te qendronte indiferent Rushiti mes banoreve te fshatit ,ku s'merrej vesh se kujt shteti do t'i takonte Janjari : Shqiperise apo Greqise . Rushiti u be percues i ideve te guximshme te familjes e fshatarëve te tjere qe luftonin per lirine e pavarsine Kombetare.
Gjate viteve 1911-1912 per Rushitin thuhet se shkoi shume here ne Filat, Janine e Korfuz si nderlidhes i te rinjve qe luftonin per pavarsine e Shqiperise .Po veprimtaria e tij ra ne sy te pushtuesve osmane e greke .Ata filluan ta pergjonin e ta ndiqnin kemba kembes . Rushiti levizte shpejt e ruhej nga populli ,nga nje shtepi e fshat ne tjetrin me detyra te posacme .Shpallja e pavarsise ne 28 Nentor 1912 e gezoi pamase .Por frutet e saj nuk i gezoi gjate . Ne vitin 1913 ,ne kurrizin e maleve qe e rrethonin fshatin Janjar u vendosen disa shenja ndarese .Keto shenja u vendosen nga perfaqesues te fuqive te medha dhe u quajten Piramida. Piramidat ndajten shtetet por copetuan fshatin dhe  njerezit .Ndodhi qe matane Piramidave mbeten njerez te afert ,krushqite ,miqte ,kullotat ,tokat,bagetite . Mbeten zemra njerezish te vrare ,te copetuar shpirterisht nga koha ,luftrat ,padrejtesite.
Lufta e pare solli trazira ,vuajtje ,shkaterrime .Njerzit hallakateshin, se merrte vesh qenin te zotin. Megjithate secili kerkonte te jetonte sipas menyres te tij .Ne ato vite ne fshat erdhi nje kapiten grek i quajtur Harillago .Me vete kishte nje tufe Bashibozukesh .Harillagoi,ky vrases e plackites i njerezve te fshatit me nje thike te prehur ne dore e kryq te varur ne qafe ,dogji e plackiti njezete shtepi te familjeve  Janjarjote .Grabiti e morri cgjeti ,midis tyre edhe 2000 krere bageti.Banoret u detyruan te lene fshatin e te strehohen ne familjet e fshatrave :Dishat,Markat e Shales .Rushiti i perjetoi me dhimbje keto skena makabre .Ne kete kohe ai e shikonte se forca e pushkes nuk ishte ne gjendje te ndreqte boten e shthurrur ku Shqiperia ishte si nje kope pa cobane ,pa qen ,e rrethuar nga ujqer te uritur ,te hedhur ne sulm per copetimin e trupit te saj te brishte .Shqiperia asokohe donte burra te mencur te luftonin me mendje e pene per bashkim .
Rushiti i hodhi syte larg ne Amerike ,i ndihmuar edhe nga disa fshatare te tjere te larguar prej vitesh ,e la Janjarin ne vitin 1916  .Ne ato vite Amerika po ngrihej si simbol i arenes nderkombetare .Xhorxh Washington dhe Abraham Linkolni kishin ngritur nje model tjeter bote qe ishte me demokratike .

Ne ate vend shtetet bashkoheshin nuk coptoheshin. Ekonomia ndertohej e nuk shkaterrohej. Luftrat i ishin lene historise . Rushiti gjeti Ameriken si tribunen me te larte te njerezise qe qendronte mbi boten e trazuar. . Prej ketej mund te flisje me ze te larte kunder padrejtesive qe benin fuqite e medha dhe fqinjet Kombit Shqiptar. Sic tregojne ata qe e kane njohur Rushitin ne Amerike ai erdhi jo per prona e pasuri , por ne radhe te pare per tu bere dikushi te cfaqte patriotizmin e kulturen e tij ne sherbim te kombit Sic thote dhe vete ne revisten 'Ylli i mengjezit ' qe botohej ne Amerike , Ne Amerike mund te punonim lirishte per Atdheun tone te dashur ., qe vuante nga luftrat e padrejtesite shoqerore. Rushiti ne vitet 1920 - 1950, ishte figura kryesore e shoqerise Vatra te Nolit. Me i respektuari, me i perkushtuari i klubeve shqiptare te mergates se Bostonit . Korespodent i gazetes 'DIELLI ' dhe kryetar i Shoqates 'Cameria ' prane Vatres. Ne shoqerine Cameria Rushiti hyri ne fillim si anetar i thjeshte se bashku me fshatare te tjere ,miq e kusherinj te tij si :Abaz Dule ,Ali Rumani ,Mehmet Memsuri ,Mustafa Alushi ,Islam Brahimi ,Kaso Didani ,Musa Didani ,Avdul Jupe ,Omer Zeneli etj.


  Ne vitin 1921 Rushiti zgjidhet kryetar i shoqates Cameria dhe e drejton ate deri ne vitet 1950.

Gjate gjithe viteve Rushiti punoi me perkushtim duke zhvilluar veprimtari te ndryshme atdhetare, politike per te drejtat legjitime te popullsise shqiptare brenda e jashte trojeve .Ne krye te shoqates Rushiti u be promotor dhe tribun i vertete i fjales dhe i protestave paqesore . Ai nuk pushoi asnjehere se informuari opinionin shqipar per padrejtesit qe i benin klikat perreth kufirit .Ne kronikat e gazetes Dielli apo tek revista Ylli i Mengjesit shpesh emrin e tij e gjejme te nenvizuar me fshatin e lindjes :Rushit Didani Janjari. Kjo per te identifikuar me mire se ishte bir i Janjarit te Camerise .Rushiti u shqua per oratori te fuqishme me theks revoltues ne shtypin e kohes dhe ne kanalet e diplomacise zyrtare .Per Shqiptaret e Camerise Rushiti shkruante se nuk ka liri liri e barazi . Ata nuk gezojne asnje te drejte nga ato qe u njeh lidhja e kombeve .Per kete ai proteston dhe ben pergjegjese marreveshjen formale qe ishte bere midis qeverise shqiptare dhe greke per pakicat kombetare .Kjo marreveshje sipas tij ishte e pazbatueshme.Ndonese qeveria shqiptare ka zbatuar kushtet ,qeveria greke ka bere te kunderten .Ai kerkon qe shqiptareve per te hapur shkolla shqipe kudo ku jetojne e perbejne shumice.Ne kete situate Rushiti e nderkombetarizon problemin te fuqite e medha .Me 6 janar 1939 i drejtohet Italise ,Anglise ,Gjermanise ,Frances dhe Mbretit te Shqiperise Ahmet Zogu prej te cileve kerkon te merren masa te menjehereshme per te ndaluar ate masaker e kasaphane qe kryhet mbi popullin e pambrojtur te Camerise . Ne kete thirrje ku eshte edhe mendimi kolegjial i shoqerise Rushiti nenvizon se trajtimi nderkombetar i shovinisteve greke ndaj cameve na ben t'ju drejtohemi juve ,zoterinjve te fuqive te medha te ndaloni sa me pare keto masakra mbi popullin e pambrojtur te Camerise .Rushiti shtron perpara fuqive te medha dhe domosdoshmerine e njohjes se histori-grafi te ketyre trevave te banuara nga shqiptare ."kjo pakice shkruan ai perben 4 here me shume shqiptare se sa etni te tjera ."

Fletorja Dielli Boston data 6.1.1939.Me nje popullsi prej 65.000vjetesh ,shqipetare te paster ,te vendosur ketu qe nga lashtesi ne nje vije toke bregetare te lakmueshme .Qeveria greke ben c'eshte e mundur te mos ta leshoje nga duart kete zone .Me gjithe perpjekejt e shoqerise cameria fuqite e medha e ben veshin shurdh. Ato s'morren parasysh kerkesat e shoqerise megjithese u dergua me ngut ne krahine drejtori i seksioneve te minoriteteve .Duke i lene te lire shovinistet te vepronin barbarisht mbi popullsine came .Kjo u pa qarte ne ofensiven e zervisteve ne vitet 1943-1945.Ata u sulen si bisha mbi popullsine came ,vrane ,dogjen,vodhen e shkaterruan cdo gje qe u doli perpara .Nje pjese e popullsise lane token e tyre e shkuan ne Turqi ,Amerike e gjetke.Ne emer te shoqerise Rushiti kerkon te hiqej dore nga propaganta qe behej per te shperngulur camet nga atdheu i tyre .(leter me
date 14 .9.1938.derguar nga Hartfordi dhe botuar tek dielli date 18.9.1938)
Popullsia shqiptare e mbetur ne shtetin fqinj te percaktonte formen e qeverisjes nepermjet te ciles te ushtronte te drejten sovrane .Ne kete kuader ai kerkonte kthimin e popullsise came ne trojet e veta (A.M.P)viti 1944.dosja 35. Leter e Shoqates Cameria derguar Cordell Hullit sekretar shteti ne SH.B.A 18.10.1946.Me gjithe punen e madhe te Shoqates e patrioteve te tjere Ceshtja Came u zvarrit ne vite nga qeveria greke duke u saksionuar de juve ajo qe beri Zerva De Fakto .Megjithate duam te themi se Rushiti dhe Shoqata luajti nje rol te rendesishem ne njohjen e problemeve dhe dha mesazhe optimiste per popullsine e trevave came .Shtypi i asaj kohe shkruan :
              
-Dy apostujt e Camerise ,
                Musa Demi ne Filat ,
                Rushit Didani ne Amerike,
                jane te shquar atdhetare ,
                qe punojne per Shqiperine .


Musai dhe Rushitine pole te kunderta por me kauze te perbashket zhvilluan levizjen per te drejta e drejtesi te cameve kudo qe ndodheshin .Mendimet dhe veprimet e Rushitit ishin primare. Proza e tij eshte e pakundershtueshme ,ne brendesi mban vulen e dashurise per vendlindjen dhe atdheun e larget . Shkrimet e Rushitit kane vleren e mesazheve qe kane percuar rilindesit tane brenda e jashte atdheut ."Duke patur zemrat tona gjithmone ne sherbim te atdheut.
Aktiviteti i Rushitit u zhvillua ne kushte specifike te veshtira .Largesia e madhe gjeografike ,mungesa e mjeteve te komunikimit dhe konjukturat e politikes shqiptare ne periudha te ndryshme jane arsyet qe e bene kete burre te shquar te kombit nje hero anonim. "Rushiti vdiq ne Boston te Amerikes ne 1.4.1975. Ai vdiq ne dhe te huaj duke mos i realizuar te gjitha deshirat dhe synimet e jetes .Megjithate per te gjithe patriotet dhe njerezit e familjes do te mbetet nje figure e dashur, e respektuar per kontributin e dhene ne lartesimin e emrit te familjes dhe ndihmesen e dhene ne sherbim te kombit e shoqerise shqiptare. Rapsodi popullor Mushevir Hasani nga fshati Janjar e larteson figuren e Rushitit me vargjet:


                     -Janjarin ne mend ta mbani ,
                       ku lindi Rushit Didani,
                       te keqen se duroi ,
                        morri rrugen emigroi ,
                       ne Amerike vajti qendroi ,
                       bashke me shoke te tjere ,
                       punoi per memedhene,
                       VATREN e drejtoi ,
                       me idera e me pene ,
                       jetoi me nder sa rroi .


Mes faqeve te librit "Mall dhe shprese "shkruar nga rapsodi dhe publicisti i paharruar Mustafa Rumani po nga Janjari lezojme vargjet :


                -Ngreu ,o Rushit Didani ,
                 ngreu se te do vatani ,
                 flet per ty sot Cameria ,
                 memedheu ,Shqiperia ,
                 vepra jote ne Amerike ,
                 mbi atdheun hodhi drite ,
                 demaskoi shtetet fqinje ,
                 qe copetuan Shqiperine ,
                 Kosoven dhe Camerine ...


Emri dhe vepra e Rushitit do te kujtohen ne vite .Rushiti ishte nje patriot i madh ,nje publicist i talentuar,qe jeten dhe aktivitetin e tij e vuri ne sherbim te kombit dhe shoqerise shqiptare .

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *