Ambasadori Grek Leonidha Rokanas I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke, ka folur për
fenomenin Arvanitas, një fenomen që, sipas tij, nuk tregon vetëm që të
dy popujt tanë mund të bashkekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një,
të pandashëm nga njëri-tjetri. “Në historinë tonë të përbashkët kemi një
fenomen që njihet si ai i arvanitasve. Të gjithë në Greqi njohim
arvanitët dhe gjuhën e tyre, që është gjuha e folur prej fiseve
shqiptare në Greqi, një dialekt i gjuhës shqipe. Një gjuhë që flitet
shumë në vendin tim, madje shumë i flasin të dy gjuhët. Disa prej tyre e
përdorin edhe sot këtë gjuhë. Fenomeni arvanitas nuk tregon vetëm që të
dy popujt tanë mund të bashkekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një,
të pandashëm nga njëri-tjetri”, tha ambasadori grek në vendin tonë,
Leonidha Rokanas.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *