Monday, December 22, 2014

“ Hyjnesha në fron” është Ilire , por kustosi nuk qenka ilir !


Nga Fahri Xharra 
 
Rastësia është mbret i jetës. Duke kërkuar material më të zgjeruar për Kulturën e Vinçes,
rastësia më solli shkrimin e kustosit professional të arkeologjisë në Muzeun e Kosovës, Tomor Kastrati “ Nuk është Ilire” botuar në GaetaJnK (10.11.2011 ) Fort u gëzova , sepse shkrimet  për kulturën e Vinçës nga ana  e shqiptarëve janë bukur të rralla.
Por, kur aty lexova:” Studiuesit, mbi bazën e mendimeve hipotetike i kanë konsideruar këto figurina si  objekte kulti të natyrës idolatrike ose nëpërmjet të cilave janë paraqitur njerëz të maskuar në momente rituali a hyjni të maskuar, e ndoshta kanë shërbyer edhe si lojra fëmijësh. “ fillova të dyshoj në qëllimin e shkrimit .

Pastaj ai shkruan:” Prej atyre që pretendojnë në teorinë e evolucionit të njeriut nga majmunët antropoid si  atlantrop, sinantrop, pitekantrop etj, – edhe pse objektivisht, teoritë mbi të cilat është ndërtuar kjo bindje siç janë: lamarkizmi, darvinizmi, neodarvinizmi dhe mutacionizmi, nuk e kanë vërtetuar kurrë mekanizmin evolutiv- matriarkati supozohet si formë të vjetër shoqërore në historinë e njerëzimit, duke iu përshtatur kështu pikëpamjeve dhe tendencave ideologjike  materialiste e feministe.”… dhe dyshimi në sinçeritetin e kustosit të Muzeut filloi të më rritet: “Pas çlirimit, promovimi me theks të veçantë i një eksponati muzeor që lidhet me një shoqëri të tejlashtë pagane, nuk prek në mënyrë të drejtpërdrejt në çështje etnike aktuale, por tërthorazi ndikon, sidomos në shtresat e paformuara të qytetarëve në këtë aspekt, për të krijuar kuptime të gabueshme për historinë e identitetit “. dhe na del sipas tij se :” Nga përvoja me vizitorët e Muzeut të Kosovës, kryesisht me shqiptarë, pavarësisht  pozitës së tyre në shoqëri, ekziston një përshtypje e gabuar se ky artefakt është relikt ilir. “dhe si e tillë sipas tij “Hyjnesha në fron” nuk qenka ilire ,por .” Figurina të ngjajshme janë karakteristike për tërë Ballkanit Qëndror, ku përfshihen disa shtete të rajonit. “
Kush është ky njeri dhe sa është i kulifikuar për të përcjellur drejt mesazhet e ekponateve të muzeut tek vizitori? Ato nuk flasin , atyre iu duhet gjuha shqipe apo e huaj që të bashkëbisedojnë me vizitorin .

”Hyjnesha në  fron “ e ka  të bezdishme kur e ndëgjon kujdestarin e saj që jep spjegime “serbe” për te. Ajo nuk ka gojë se kishte për të bërtitur më zë të lartë  “ Më jepni vend në tokë time , se mu deshten 6 000 vjet të jetoj edhe më në fund të flas shqip ; e ky maskara prej kustosi më përgjithëson me “……Statujzat kanë përmasa të ndryshme, ndërsa atributet e tyre janë pjellë e imagjinatës dhe trillit që lidhen me botkuptimin dhe mentalitetin e kësaj shoqërie të kohës së gurit……”
“Hyjnesha në fron “ e thot : shikoni Hartën e shtrierjes se “Kulturës së Vinçës” dhe ta dini se ne  ishim gjithandej e gjithkëndej . Rastësia e deshti që zbulimet e para të kryhen në Vinçë afër Beogradit se mua “ ….Kjo figurinë është zbuluar më 1951 gjatë hapjes së themeleve të Fabrikës së Tjerrtores në Prishtinë, në rrënojat e një vendbanimi të epokës së neolitit të vonë që daton  rreth 5500 vjet përpara..”

***Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujëshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ” Kultura e Vinçës ” ,” Kulturae Komanit” dhe ” Shasi ilir i 365 kishave”. Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë  mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvehtësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë ” patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Ishim pra ne këtu edhe atë here  por edhe më herët. Të tjerët erdhën pas nesh.,dhe po na e vjedhin atë margaritar të historisë duke na thënë që për ne fillon historia rreth shek.XV-të . Ju e dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhjek vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në Vinçë( afër Beogradit) gjindet një lokalitet parahistorik. http://everteta.al/
E dini ju zotëri i  përmendur më lartë që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pamvarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona  , po ata në të njejtën kohë i kishin gjeologët ,historianët dhe largëqofshin  të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim “ për mbi jetesë ,të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoft ,ishte kohë e vështirë. S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte  kohë nga  ne ,të interesohej për Vinçën? Por sot, Ju të shkolluarit, të paguarit mirë ,të privilegjuarit pse na e mshefni Vinçën? Keni turp që nuk e keni dijtur për te apo që nga një motiv apo tjetër nuk po doni ,apo nuk po guxoni t`a përmendni atë.
gu4R8Gk
Kryeadministratori i atëhershëm i  Kosovës ,Michael Steiner, qe deklaruar: “Ajo çfarë është gjetur këtu tregon në diçka të cilën ne të gjithë e mbështesim. Në fund të fundit nuk po bëjmë diçka per etnicitetet, por po bëjmë diçka për Kosovën. Këto gjetje na tregojnë se ekziston një trashëgimi e Kosovës të cilën kemi nevojë t’a mbrojmë dhe mendoj se mund ta përdorim këtë për të dëshmuar se është një identitet….që ia vlenë të mbrohet”. Për figurinat që janë hasur aty qe shprehur: “..ato janë simbole perfekte për çfarë ka nevojë Kosova: gruaja në Qeveri” (UNMIK PRESS OFFICE, Press Release; Raporti: Ancient Terracota figures found, 13 Maj 2002, UNMIK/PR/734).

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *