Përzgjedhja e Shqipërisë si destinacioni i parë i Papa Françeskut në
Europë ka pasur edhe të pakënaqurit e tij. Vizita e Papës në Tiranë do
të ndikojë në imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe do ti
japë një goditje të fortë atyre që përpiqen ta paraqesin vendin tonë si
një shtet radikal mysliman. Vetë Papa është shprehur se një ndër aryset
se përse ka zgjedhur Shqipërinë është për shkak të harmonisë që ekziston
aty midis komuniteteve fetare.
Megjithatë në mediat e huaja nuk kanë munguar paralajmërimet për kërcënimet që pritet të shoqërojnë Papën në vizitat e tij në Europë.
Gazeta britanike “The Telegraph”, i kushton një artikull të veçantë paralajmërimit të ambasadorit iraken në Vatikan, Habeeb Al Sadr, se Papa rrezikon të vritet në një prej udhëtimeve të tij në Europë madje edhe në Romë.
Raportimet e mediave perëndimore janë pasqyruar edhe në Rusi, vetëm se në këtë vend tendenca për ta paraqitur Shqipërinë si një vend të rrezikshëm është e dukshme.
Gazeta ruse Ria Novosti duke iu referuar artikullit të Telegraph, i cili paralajmëron rrezikun që i vjen Papës, nga kërcënimet e ISIS, e lidh atë në mënyrë të drejtpërdrejtë më Shqipërinë.
Ndonëse vetë ambasadori Al Sadr, në fjalën e tij përmend Europën në tërësi dhe jo Shqipërinë në veçanti si një vend ku jeta e Papës rrezikohet, Ria Novosti në titullin e saj ia faturon rrezikun vetëm Shqipërisë. “Papa Françesku rrezikon atentat nga ISIS në Shqipëri” është titulli i Ria Novostit, tërësisht i ndryshëm nga ai i The Telegraph, të cilës gazeta ruse i referohet.
Edhe pse Vatikani ka deklaruar disa herë se nuk ekziston asnjë llojë rreziku për vizitën që Papa do të kryej të dielën në Shqipëri, me sa duket “shqetësimi” në Rusi nuk është shuar ende.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *