Tuesday, September 16, 2014

“E varura” nga zmadhimi i gjoksit

Shumëfishoi me disa herë përmasat e gjoksit të saj falë tre ndërhyrjeve estetike dhe është e vendosur të kryejë një të katërt, pavarësisht apelit të mjekëve për të mos e bërë një gjë të tillë.

23-vjeçarja australiane, Sarah Marie Summer thotë se ka krijuar varësi nga ndërhyrjet estetike dhe shton se asgjë nuk do ta pengojë për të realizuar edhe një tjetër të tillë për të rritur përmasat akoma më shumë.

Sarah ka kryer zmadhimin e parë në moshën 17-vjeçare dhe më vonë edhe dy të tjera. Falë pamjes së përfituar nga ndërhyrjet estetike ajo po përjeton një rritje të famës në vendlindje dhe bashkë me të edhe si oferta për të promovuar artikuj të ndryshëm.

23-vjeçarja thotë se e ka më të lehtë të gjejë punë dhe të ardhurat i janë shtuar, ndonëse me një kosto të rëndë; dhimbjet e forta të shpinës të shkaktuara pikërisht për shkak të ekzagjerimit me këto ndërhyrje kirurgjikale. 

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *