Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka qenë e pranishme në një takim me arbëreshët në Itali.
Ajo në Kalabri në qytetin Frasnitë mori pjesë në aktivitetet kulturore të arbëreshëve, me ftesë të Eparkisë Arbëreshe të Kalabrisë dhe të Bibliotekës Pan-shqiptare “Antonio Belushi”.
Zëvendëskryeministrja Tahiri mori pjesë gjnithashtu edhe në Konferencën përgatitore për shënimin 100 vjetorit të Eparkisë së Kuvendit të Ungrës.
Tahiri mbajti edhe nje fajlim, ku tha se arbëreshët janë pjesa më e rëndësishme e kombit shqiptar, pasi edhe pse kanë pesë shekuj jashtë tokave ku flitet shqip, e ruajnë gjuhën dhe traditën shqiptare me fanatizëm.
Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu urimet më të përzemërta për ditëlindjen e tetëdhjetë të patriotit Antonio Belushi duke e vlerësuar atë si lider kombëtar, shpirtëror, fetar dhe akademik i cili tërë qenien e vet ia kushtoi çështjes kombëtare dhe në veçanti punoi për arbëreshët e Italisë dhe arvanitasit e Greqisë.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *