“Qeveria e Maqedonisë pranverën e kaluar ka vendosur rekord me
vendosjen e dyzet përmendoreve për një natë.Në shesh ka aq shumë
përmendore sa së shpejti s’do të ketë vend për kalimtarët. Ndërtohen
ndërtesa të reja me stil baroku të përzier me shumë stile të tjera,
ndërsa të vjetrat shndërrohen me fasada të reja kiç", shkruan portali
serb, vestionline.com për invazionin e busteve që ka kapluar kryeqytetin
e Maqedonisë në kuadër të projektit qeveritar,
Shkupi 2014.
Punimet e reja dhe përmendoret portal i krahason me kryeqytetin e Turkmenistanit dhe me presidentin Nijazov i cili ka qenë i fiksuar me monumente dhe mermer, ndërsa nuk ka hezituar të përmend edhe shumat maramendëse të cilat janë shpenzuar për realizimin e deritanishëm të projektit famëkeq. Sheshi i ri duhej të kushtojë 7 ose tetë milionë euro, por ka arritur shumën prej 38 milionësh. Ndërkaq, vetëm për bustin e Aleksandrit të Madh, qeveria ka shpenzuar 19,5 miliona euro, shkruan portal serb. Titulli i artikullit ironizon qytetin, duke theksuar se edhe WC-të do të prarohen në arë.