Thursday, January 09, 2014

Kriminelët në krye të shtetit

Nga Gazmend Islami - Fytyra e vërtet e Kolumbisë së re të quajtur Kosovë
Këto ditë takova shtresa të ndryshme të shoqërisë duke filluar nga profesorë, mësues, studentë, pensionistë, të papunë dhe cka mua me bëri përshtypje është se tek të gjithë kam vërejtur se kanë një përgjigjeje; jemi në fukarallëk, skamje të madhe dhe kjo Qeveri është kriminale. Por kur ju shtrojsha pyetjen, çka me bërë për të ndryshuar diçka, nuk e di problem i madh, ishte përgjigjeje e tyre. Pra një gjë mos ta harrojmë, kjo shtresë e popullatës është e revoltuar dhe e pashpresë…

Shumë herë kam menduar në kodin e mirësjelljes për ata që shkruajnë është në etiken e tyre që fjalori i përdorur nga ta duhet të ketë bazën e shëndosh të informacionit. Informacioni është gjithçka, si në luftë, paqe, dhe politikë. Informata e saktë e karakterizon të vërtetën kur te kihet parasysh që gjerat të zbulohen dhe të shihet e vërteta. Por kur shtrembërohet e vërteta, informacioni kalon në gënjeshtër .

Pse po e them këtë, sepse po ta dëgjosh Kryeministrin tonë se për çdo vjet, na thotë se kemi rritje pagash, këtë vit do të bahet liberalizimi i vizave, do të ulim papunësinë, nuk ka se çka të thuash më shumë sesa nën qeverisjen e tij kemi këto rezultate:

Nën qeverisjen e Hashim Thaçit qe nga viti 2008 e deri me sot:
1 Bukë është shtrenjtuar nga 0,20 ne 0,40 euro.
1 Litër vaj nga 0,55 ne 0.85 deri 1.10 euro.
1 Litër nafte nga 0,80 ne 1,25 euro.
1 KWH Energji elektrike nga 0.44 ne 0.65 euro.

Ne mesatare(duke i përfshirë te gjitha produktet tjera) kosovaret ne 6 vite janë varfëruar për plot 30% dhe kjo është tmerruese kur dihet se në Kosovë mbi 30% e popullësisë jetojnë ne varfëri te skajshme.
Për çfarë mirëqenie të qytetarëve flete kryeministri ynë?!... Pra masha e tij është e tillë ka varfëruar vendin e varfëruar.
Kosova një vend i vogël që mezi e gjen në atlaset gjeografike, një vend me probleme të mëdha e me krimin e organizuar, një vend me pasanikë të mëdhenj e super të varfër . Një vend ku trimëria shkruhet edhe përtej trimërisë e sa për frikën as që flitet dhe shkruhet. Një vend kur bujku është kardiolog e kardiologu është bujk, një vend ku Akademikët nuk kanë çka të thonë dhe shkruajnë e kur analfabetët shkruajnë edhe ligjërojnë në Universitete, një vend me 40 universitete e me studentë me nota 10 e në fakt nuk e dinë teorinë e peta gores. Kjo është fytyra e vërtet e Kolumbisë së re të quajtur Kosovë. Nuk ka më lehtë sesa në Kosovë të takosh hajna e uzurpator për çdo ore e krejt këta janë të lidhur dhe punojnë për pushtetin. Pse Prokuroria heshtë edhe nuk fillon hetimet për pasuritë e deklaruara që nga Kryeministri e deri te zyrtari i rangut të ulët që janë afër milionshit. Me hy me folë me emra nuk ka nevojë shumica janë të tillë, thjeshtë ne nuk mund të ofrohemi në BE pa i rras në burg krejt këta mafia që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë.
 Kosova është në Evropë por jo me cilësi, shkollim, punë, ekonomi e sinqeritet, vetëm gjeografikisht jemi aty sepse ne nuk e meritojmë të jemi aty. Kritikat e vazhdueshme se neve nuk na donë për shkak të kësaj apo asaj nuk qëndrojnë sepse po të hyhet në analizë dhe të merrem vetëm që nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotshme, vijmë në përfundim se, këtu  asnjëherë nuk u mendua për popullin dhe vendin por u puna për veten dhe xhepat e tyre, thjeshtë mund të themi se, ne qeverisemi nga kriminelët. Këtë kriminalitet si duket e kemi të trashëguar edhe si shoqëri sepse problemet datojnë qysh herët, edhe gjatë krijimit të shtetit shqiptar. Por ndikimi i Shqipërisë gjatë kohës që atje udhëhiqej nga kasapi Enver Hoxha ndikoj në edukimin e shoqërisë tonë qe ende po vuan nga koncepti i eliminim, pasurimit dhe shkatërrimit të shtetit. Çka është tepër e dhimbshme se partitë politike në Kosovë po ndërtohen nën tutelën e vulës Komuniste. Është për keqëardhje që shumica e partive politike kanë ndërtuar një mentalitet të centralizuar që e gjithë partia kontrollohet nga një grup i ngushtë shokësh që na kujton partitë Komuniste në vendet e lindjes. Konsideroj që e majta extreme po mbizotëron tek ne e që për mua kanë në gjenet e tyre një defekt që lidhet direkt me udhëheqjen gjysmë shekulli të diktatorit Hoxha.””

Pra thjeshtë si shoqëri na mungon koncepti i ndërtimit të një strukture të re me mentalitet perëndimor duke mbrojtur vlerat tona. Kjo gjë bëhet me kuadro të reja e sidomos duhet punuar dhe kërkuar ato kuadro që janë shkolluar në vendet me demokraci të zhvilluar. Nëse vazhdojmë kështu me këtë qeveri dhe me parti të pa profilizuara nuk do të mund të ndërtojmë kurrë një shtet demokratik, të zhvilluar edhe ligjor. /Autori është anlaist dhe gazetar.