Tuesday, October 06, 2015

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi të mbahet një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

Tahir Veliu
Me 8 Tetor, në Elbasan do të luhet ndeshja Shqipëri – ᴉqɹǝS. Duke
pasur parasysh se mediat ndërkombëtare do ti japin një hapësirë të rëndësishme, atëherë vlerësoj se para fillimit të kësaj përballje, do të duhej të mbahej një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës (Shqipërisë Veriore).
Politika antishqiptare e Serbisë është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, që qëllim kryesor kishin zhdukjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve autokton. Ky gjenocid u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare.
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të kombësisë shqiptare, prej tyre 1 392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, ndërsa prej tyre 1 741 femra, kurse 1 882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare. 1450 banorë ende janë të pagjetur. Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Mbi 1 milion banorë shqiptarë janë dëbuar më dhunë. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi.
Përderisa Kombëtarja shqiptare është një hap largë Francës, apeloj te të gjithë tifozët që të mos bien pre e provokimeve serbe dhe shërbimit sekret serb, por t’i japim përkrahje Kombëtarës tonë që Serbinë ta mposhtin në fushë, ashtu siç e mposhtëm në luftën e fundit në Kosovë.
Rroftë Shqipëria e lirë dhe e bashkuar! 

Suksese djelmoshave tanë!
SHQIPËRIA E BASHKUAR.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *