Thursday, June 04, 2015

Idrizi: Qëndrimi i Ramës për kufirin detar me Greqinë? U ktheu dinjitetin shqiptarëve

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi se kreu i kësaj mazhorancë, kryeministri Edi Rama u ka kthyer dinjitetin shqiptarëve, në lidhje me qëndrimin e tij për çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe Kosovën.

Gjatë një takimi elektoral në Elbasan, Idrizi pohoi se ky qëndrim i ka bërë të gjithë shqiptarët krenar. Nga ana tjetër, me tone të ashpra Idrizi komentoi dhe vendimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se PDIU nuk do jetë pjesë e procesit të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit.
“Qëndrimi i kreut të mazhorancës që ka mbajtur për marrëveshjen e ujërave dhe për Kosovën, na ka bërë që të jemi krenar dhe ka çuar në vend dinjitetin e shqiptarit.” , tha Idrizi.
Kreu i PDIU-së tha se partia e tij nuk do lëshojë pe për asnjë forcë politike, qoftë ajo pjesë e koalicionit, apo dhe jashtë tij nëse preket vota e tyre. “Dua të komentoi këtu vendimin e turpshëm të KQZ, antiligjor, që tenton t’i heq PDIU anëtarët e saj numërues në këto zgjedhje. Nuk mund ta bëjmë dhe s’mund ta lejojmë që populli na voton dhe partitë e mëdha numërojnë votat. Ne kemi qenë më të dëmtuarit nga vjedhjet e votave. Sot s’kemi kërkuar që të ndalim numëruesit me LSI dhe PR, por kemi kërkuar zbatimin e ligjit. Pasi ne kemi 5 deputetë dhe kemi të drejtat. I ftoj gjithë shqipëtarët, të votojnë për PDIU-në, pasi nuk na tjetërson njeri votën. Ne do i drejtohemi kolegjit zgjedhor. I bëj thirrje të gjitha partive që janë pjesë e KQZ se PDIU ka qenë parti kryesore ka të drejtat e saj. Mos të mendoj asnjë parti, në aleancë apo jo që të bëjë lojëra me PDIU. Kjo është një shkelje absurde e kodit zgjedhor, ndaj duhet vepruar në mënyrë që këto zgjedhje mos të marrin damkën. Ne nuk duam numëruesit e LSI-së, apo PR-së, por ata të PDIU-së.”, tha Idrizi.
Teksa u kthye tek modeli i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se partia e tij është vatra dhe shtëpia që do Çamërinë dhe pronën. Idrizi lëshoi një mesazh të fortë për të gjitha palët politike ndërsa theksoi se PDIU nuk është shtojcë, por një parti sovrane.
“Ky është modeli më i mirë pasi partia PDIU është vatra dhe shtëpia e çdo shqiptari që e don Çamërinë dhe pronën. Që e do Shqipërinë të gjithë. Unë e dija që në Peqin nuk kishim mbështetje komunitare, dhe i thash Aqifit, për ta bërë këtë shtëpi të vogël, duke e kthyer në vlerë. Në qarkun që ne kishim mbështetjen më të vogël, ne kemi mbështetjen dhe përkrahjen më të madhe. Sot Aqifi tha një fjalë; unë akoma nuk ua kam shpërblyer juve’. Ky është modeli më i mirë i PDIU-së. PDIU do i dyfishojë votat e saj në këto zgjedhje. Kjo është arsyeja pse PDIU sot ka një program të saj me djem dhe vajza të shkolluar, pavarësisht se janë çam apo jo, i janë bashkuar PDIU-së.”, deklaroi Idrizi.
Ai i bëri thirrje gjithë elektoratit që të votojnë në 21 qershor Qazim Sejdinin, për postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit. “Unë jam i bindur se miku im Qazim Sejdini, është i të gjithëve ne. Është një burrë i urtë dhe e kam për krenari ta kem mik. Ndaj ju ftojmë ta votojmë në 21 qershor për bashkinë e Elbasanit. Nuk ka forcë që na ndal në rrugëtimin tonë. E them këtë se PDIU rrugëton dhe bashkudhëton në aleanca demokratike. PDIU nuk do jetë parti shtojcë, por sovrane. Sot shohim të majtë që nuk janë të majtë e të djathtë që s’janë të tillë. Ne kemi thënë se do jemi në një aleancë. Tek kush aleancë do udhëtojmë? Sot të merresh me çështjen e pronave, për hapjen e dosjeve, nuk është e lehtë, dhe nuk janë veprime që mund të jenë thjesht për të majtët, por për një aleancë të madhe për Shqipërinë Europiane.”, tha Idrizi.
(ed.me/BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *