Sunday, May 24, 2015

REZIDENCA E MBRETËRESHËS TEUTA

Nga: LEON MOLLA
Për Mbretëreshën Ilire Teuta flitet shumë pothuajse në të gjitha librat Historik të Europës e sidomos në enciklopedinë Franceze të cilën e cilësojnë si një grua të guximshme, e vendosur dhe diplomate.
Mbretëresha Teuta ishte gruaja e parë e Mbretit Agron dhe kujdestare e Pinit djalit të Agronit që e kishte me gruan e dytë.
Mbretëresha Teuta u vu në krye të shtetit Ilir e të ushtrisë duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s.
Mbretëresha Teuta ishte një përsonalitet me zë në historinë e Ilirisë.
Ajo mbretëroj pas Bardhylit, Glaukias, Klitit e Agronit, vetëm 3 vite do e udhëhiqte shtetin Ilir, por do mbetej në histori dhe me lavdi, pasi rivalizoj perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë.
Sipas historianëve të kohës të cilën nuk përmendet në librat e Historisë Shqiptare, në atë periudhë perandoria romake kishte nën zotërim, Apolloninë, Durrësin dhe Lezhën.
Në një takim që zhvilloi delegati i perandorisë romake me Mbretëreshën Teuta, ky i fundit në bisedë e sipër e ofendoj dhe Mbretëresha urdhëroj ti prisnin kokën.
Koka e prerë e këshilltarit romak fillimisht u dërgua në Durrës, pastaj në Romë.
Ky veprim i Mbretëreshës Teuta acaroj perandorinë romake të cilët nisën ofensivën ushtarake në drejtim të Ilirisë.
Duke përfituar nga situata e krijuar Dhimitër Fari tradhëtoj Mbretëreshën Teuta dhe ju bashkohet forcave romake duke i dorëzuar flotat e fuqishme Ilire.
Mbretëresha Teuta për të qënë më e sigurtë shkoj në Rezidencën e saj që ndodhej në Vakorrë, Pirusi (Mirdita sot) që nuk ishte shumë larg Kalasë së Buklit e vendosur në mes shkëmbinjëve.
Ushtria e perandorisë romake e zbuloj vendodhjen e saj dhe nisën drejt Pirusit, fillimisht u përplasën ushtarakisht Romakët dhe Pirusët në afërsi të rezidencës së Mbretëreshës.
Mbretëresha Teuta në pamundësi për tu tërhequr në Kalanë e Buklit dhe për të mos rënë e gjallë në duart e ushtrisë romake, lëshon rezidencën dhe hidhet në shkëmb që ndodhej fare pranë.
Sipas shkrimtarëve romak dhe gojdhënave, flitet se Mbretëresha Teuta u hodh në shkëmb që pranë shkëmbit kalonte Lumi.
Pikërisht rezidenca e Teutës në Vakorrë që kufizohet me Malaj, Kodërshen dhe lumin Fanë mund të ketë qënë edhe fundi i jetës së saj.
Po t'i referohemi shkrimeve dhe gojdhënave, del me konkluzionin se pikërisht në shkëmbin pranë rezidencës së Vakorrës është hedhur Mbretëresha Teuta, pasi dhe Lumi Fanë kalon pranë shkëmbit siç përshkruhet në historinë e kohës.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Teuta, ushtria romake do rrethonte Kalanë e Buklit ku aty do u zhvillonte beteja më titanike mes ushtrisë romake dhe ushtrisë Piruse (Mirdita sot).
Kalaja e cila falë vendodhjes gjeografike e ngritur mes shkëmbinjëve madhështor, Pirusët fituan luftën.
Në Vakorrë tek ish rezidenca e Mbretëreshës Teuta shikohen qartë që ndërtesa ka qënë e ngritur me gurë të bardhë gëlqeror që nuk mund të gjenden në atë zonë.
Për këtë vend nuk është shkruar dhe nuk janë bërë gërmime arkeologjike për të zbuluar dhe nxjerrur në dritë historinë e një Mbretëreshe që udhëhoqi shtetin Ilir.
Përveq një kënge kushtuar këtij vendi e kënduar kohëve të fundit nga Mark Gjoka (Mjeshtër i Madh) me titull Kalaja e Teutës, asgjë më shumë nuk është bërë për këtë vend historik dhe arkeologjik.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *