Nga Arben LLALLA*
Për fillim z.Vangjel Papakristo, ju tregoj se s’jam gazetar, por historian dhe publicistë i pavarur dhe nuk do merrem me lojë fjalësh me ju, por duhet të sqaroni opinionin e gjerë shqiptar që jeton në paqe me minoritetin greke kuptimin e këtij palo flamurit ku ju fotografoheni me krenari.
Ky flamur nuk i përket asnjë shteti, asnjë ekipi futbolli, asnjë bashkie. Pra, ky flamur është flamuri i adartëve grek që kryen masakra në vitin 1914 në jugun e Shqipërisë dhe e detyruar princin Vidi, i cili nuk ishte shqiptar dhe nuk i dhimbsej asnjë pëllëmbë toke arbërore për t’ia dhuronte Greqisë me nënshkrimin më 17, Maj, 1914, Protokollin e Korfuzit. Kjo marrëveshje pas disa muajve u rrëzua nga Gjykatat Ndërkombëtare si e padrejtë, prandaj jugu i Shqipërisë iu bashkëngjit trungut të tij përsëri.
Ju mund të bëni sqarime sa të doni me fjalë boshe, blla, blla, por aktiviteti juaj disa vjeçar flet se rrezikoni kulturën, gjuhën e kombit tim, me propagandën tuaj, ju promovoni asimilimin e shqiptarëve në jug, me propagandën tuaj ju rrezikoni territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, ju po mbillni farën sot që të tjerët ta korrin nesër. Unë këtë nuk ua lejoj, nuk do t’ju lejoj të krijoni komoditet me të tillë propagandë.
Mos luani teatër me lexuesit sepse me mua s’mund të luani, ju e dinë shumë mirë se çfarë di unë për ju. Vangjel Papakristo, ju keni njohje të vjetra me organizatën antishqiptare SFEVA, keni lidhje me ekstremistin që organizon që në vitet 1980 paradën për aneksimin e jugut të Shqipërisë, Babis Karathanos, mbani kontakte të vazhdueshme me paraushtarakët e kompanisë Logos 2012. Ju bëni homazhe në përmendoret e adartëve grek të 1914, adartëve që vetë Greqia i ka dënuar si plaçkitësh dhe nuk i ka futur tek grupi i heronjve kombëtar. Vangjel Papakristo, në 30 Nëntor, 2014, morët pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së antishqiptarit të tërbuar, Mitropoliti i Konicës, Sebastianos. Këto s’mund t’i mohoni sepse jeni para akteve të kryera. Do më thoni se fotografitë janë montazh? Keni të drejtën e plotë në bazë të ligjeve të Republikës së Shqipërisë të më dërgon në gjyq për shpifje, unë po ju gjykoj nëpërmjet publikimeve të aktiviteteve tuaja antishqiptare.
Ju, Vangjel Papakristo mund të festoni festat tuaja kombëtare dhe fetare si: 25 Marsin, 28 Tetorin, Pashkët, Krishtlindjet, Shën Gjergjin, Shën Marinë, etj. Bile këto festa bashkë me grekët i festojnë edhe shqiptarët duke treguar respekt për heronjtë e 1821, sepse 90% e tyre ishin shqiptar. Shqiptarët bëjnë homazhe çdo vit bashkë me grekët për të rënët e luftës italo-greke, duke treguar respekt dhe fqinjësi miqësore. Po ju z.Papakristo përse doni ta shembni këtë miqësi? Përse bëheni nxitësi për aneksimin e jugut të Shqipërisë? Ju nuk mund të më akuzoni asnjëherë si antigrek dhe që nxis urrejtje midis grekëve dhe shqiptarëve sepse në shkrimet e mia nuk ka sulme për aneksimin e ndonjë pjesë të Greqisë, apo nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare. Unë kam denoncuar të gjitha fytyrat e poshtëra që çirren për aneksimin e tokave të mia kombëtare. Ju bëni pjesë z.Papakristo tek grupi i fytyrave të poshtëra që hani bukën dhe të përmbysnin kupën. Ju jeni mosmirënjohës ndaj përkujdesjes shtetërore që ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët ndër vite ndaj jush, familjes dhe rrethit tuaj kombëtar që i përkisni. Turp t’ju vij sepse jeni edhe në moshë të madhe pjekurie!
Opinioni i gjerë pret tani sqarimin e këtij palo flamurit që ju fotografoheni shpeshherë, presim sqarimet e lidhjeve tuaja me individë dhe organizata që rrezikojnë integritetin territorial dhe kulturor të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Një njeri që promovon paqen midis dy popujve atij grek dhe shqiptar nuk merr pjesë në çdo aktivitet që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
Sipas aktiviteteve të 10 viteve të fundit, arrestimi juaj në vitit 1994, me akuzën për destabilizim e jugut të Shqipërisë paska qenë i drejtë sepse ende vazhdoni të luani të njëjtën muzikë.
Tani z.Vangjel Papakristo nëse jeni aq i prekur, merreni vrapin për në Gjykatën e Republikës së Shqipërisë, bëjeni denoncimin tuaj, mos ju dhimbsem fare. Unë s’do të kisha mëshirë për askënd që shkel mbi dinjitetin tim kombëtar. Unë mund të fal çdo njeri për çdo gjë të keqe që më ka bërë personalisht, por nuk mund të fal askënd për një gjë: Kur ngre dorë mbi kombin tim sepse unë i përkas atij. Nuk do të duroja për asnjë minutë pa u hakmarrë kundër atyre që i kanë bërë dhe i bëjnë dëm kulturë, gjuhës, tokës shqiptare edhe i madhi ZOT, nëse do i bënte dëm shqiptarisë, unë do ti thoja: Ti nuk je më ZOTI, por Djalli, sepse ky komb që po i bënë dëm nuk ka dëmtuar dhe nuk ka pushtuar asnjë copë tok të një populli tjetër.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *