Friday, June 05, 2015

Evropa e bashkuar dhe shqiptarët

Nga Brahim Avdyli
 
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT
Pjesa e IX
(Rishkrimi e përmirësimi)
Gjatë shqyrtimit të materialit, e pamë shumë më të arësyeshme që të fillojmë prej këtij punimi t`i quajmë “Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej genezës e deri më sot”, pranë “Evropës së Bashkuar dhe Shqiptarët”, sepse këto punime janë thjeshtë një persiatje e thuktë në trajtimin e kontinentit të Evropës në suazat e gjenezës dhe të lindjes së tij si kontinent, si bashkim shtetesh e forcash, që tani janë të bashkuara në bashkësi ekonomike dhe politike, që tenton të zgjerohet edhe më tutje, qoftë edhe me imponime sociale, ekonomike e politike, pa u ndalur as për një qast në domethënien e shqiptarëve prej gjenezës së tyre, si pjesë përmbajtësore. Në radhë të parë, do të shqyrtojmë gjenezën e fjalëve të para, të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët.

Arbërit, shqiptarët, stërnipër të epirotëve të Lekë e Pirro Molosit, e kanë pasur të barazuar emrin binjak Epir=Arbër, do të thotë Arban=Arbën=arë bënë. Sipas Sylejmon Lokajt dhe Dhimitër Pilikës, Epiri është metatezë e gabuar dhe vjen prej fjalës IPE/IPERI, sepse do të thotë SHQIPE/SHQIPERI. I tërë jugu i vendit (pra i Shqipërisë) dhe e tërë krahina shqiptare e Çamërisë (në Greqi) e thotë edhe sot këtë fjalë, madje më mirë na e shpjegon Dhimitër Pilika, me këngët popullore. Nga IPE dhe IPERI vjen fjala SHQIPËRI, që lidhet drejtëpërsëdrejti me fjalën EPIR, e që mendohet “toka përtej”, pra SHQIPËRIA. Këtu kemi një lëvizje të gabuar të shkronjave të atyre që nuk e dinë të flasin shqipen, sepse latinët dhe të huajt i thonë “Epirus”.


Kur janë kthyer Danaeanët dhe Kadmenet, prej Afrikës, Egjyptit dhe Azisë së Vogël, e bënë gjuhën që shpjegohet si “gjuha e vjetër greke” dhe e “vendosen” pa të drejtë para gjuhës shqipe, si “gjuhë kombëtare”, e cila do të duhej disa herë të ndërrohej, për të qenë gjuha e sotme “greke”. Askush nuk e thotë se gjuha vjetër greke ka vetëm rrënjë shqipe, psh. Linearin A të Kretës, në shek. e 16 p.e.r., para fillimit të Evropës si kontinent, që mund të deshifrohet përmes të folurit nga dialekti gegë, gegërishte, nga giga dhe giganti.


Kur thonin Arbër e kishin të qartë se e kishin fjalën Epir, dhe kur i thonin Epir e dinin se e kishin fjalën për Arbërit. Fjala arbër është krijuar nga dialekti toskë, që është krijuar më vonë; ndërsa sipas dialektit gegë, i cili është i pari, i krijuar vetë prej gjenezës së fjalëve, d.m.th. të folurit e njeriut.


Tekstet e para që e kanë përdorur në botën e lashtë shkrimore të popujve të vjetër janë romakët dhe këtë e lidhin direkt apo drejtëpërdrejtë me Epirin dhe Epirotët. Atëherë dhe përpara kësaj, madje as në antikitetin e lashtë, i thuhet “grek”, nuk janë përdorur dhe nuk kanë figuruar termat “graeci” dhe “Graecia”, siç përshpëritin apo belbëzojnë një pjesë e shkencëtarëve të Evropës, dhe po të përpiqemi që t`ua ngulim në kokë ata nuk ndalen, sepse nuk e kuptojnë gjuhen shqipe. Maftojmë të marrim si shembull Dr. Arsim Spahiun, i cili, na e shpjegon prerazi këtë çështje. Dr. A. Spahiu na thotë se “mitologjia është një paraqitje iluzore (mythologjia është më e drejtë të themi, se kështu e përdorë edhe Wilhelm Vollmer, por ne po e përdorim termin e gabuar-mitologji) dhe e deformuar nga tradita popullore e personazheve dhe fakteve historike, të vërtetë ose të trilluar”. Këto tradita janë marrë kryesisht prej popullatave dhe janë interpretuar nga të ashtuquajturit “grekë”; të njëjtit i kanë zbukuruar, i kanë ndryshuar sipas rrethanave nën të cilat janë ngritur e formuar, apo edhe i kanë transformuar vetë sipas rrethanave politike.


“Burimet kryesore të mitologjisë i përkasin periudhës së shekullit të VII para erës sonë. Burime të vlershme të miteve ruhen nga poetët klasik si Pindari dhe autorët dramatikë. Të dhënat e vlershme burimore kanë dhënë autorët helenistik dhe poetët romakë. Së fundi vijnë skolastikët, me kuptimet e veprave të autorëve klasikë”. Shkrimet e para janë të periudhës homerike, pra shekullit të VIII para erës sonë, i cili i përmend termet Hellada dhe helenë që është de fakto një krahinë e vogël e teritorit në jug të Thesalisë dhe të Peloponezit, sikurse për banorët e kësaj krahine para epokës klasike, e cila nuk nënkupton kurrfarë populli apo kombi të veçantë. Shkurt, emri Hellada nuk ekzistonte, ndërsa termi helenë përdoret vetëm njëherë nga Homeri, siç na bënë të ditur Tukididi (Arch. I, 3), përmendur nga Dr. Arsim Spahiu. Helenët nuk lidhen me Epirin, as me Helladën. “Helenët nuk përbëjnë një trung etnik dhe kombëtar të veçantë, por janë një grup kulturor i përbërë prej disa popujve të ndryshëm”.


Emëtimi EPIR na del për herë të parë në shekullin e VI para erës sonë, në shkrimet e Hekateut, logografit të vjetër që quajnë “grekë”. Logografia, që zë fill me Hekateun, në të cilat është edhe disciplina e parë shkencore, do të thotë tekstualisht “shkrim në prozë” dhe është përmbledhja e parë e traditave lokale më të përhapura në të gjithë rajonin gjeografik dhe e zakoneve të historisë lokale të popujve që kanë banuar në brigjet e Mesdheut. Për shekujt e parë i kemi të dhënat e para të burimeve mitologjike për Dodonën dhe lumin Akeron, sikurse bregdetin Jonik të Epirit. Epiri shtrihet në lindje deri në malet e Pindit, në perëndim deri te Deti i Jonë (deti Jon), ndërsa në jug shkon deri te kufinjtë e Etolisë dhe në gjirin e Abrakisë, sipas Dr. Arsim Spahiut. Autorët e vjetër dhe modernë pretendojnë se emri Epir vjen nga fjala e vetër Epeiros, që do të thotë “tokë” kontinentale, që ndodhet kundruall ishullit, ndërsa të gjithë gjuhëtarët shqiptarë e përcaktojnë me fjalën epir, e cila do të nënkuptonte toka e epërme, nga fjalët (i) epër (m), që kur shkruhet nga autorët “grekë” apo latinët, që nuk e dinë gjuhën shqipe, do të thotë “epir”, “epirus”.


Pellazgo-shqiptarët ishin të vetëdijshëm se kishin një dallim fundamental me hyjnitë (nga zotat që do të përfshiheshin në rrëfimet apo mitologjinë e zotave), sepse ishin të vdekshëm dhe zotat nuk përfshihen në jetën e përkohshme, por e kishin jetën e përjetshme, dhe të gjithë njerëzit vdisnin pa marrë parasysh a ishin të ligj apo të mirë dhe në bazë të këtyre e merrnin një dëmin prej zotrave, ngriteshin në qiell apo shkonin direkt në ferr, pra në Hadë, sipas Hadesit dhe të Persefonës, për të cilën ne do të flasim më vonë.
“Hadesi është njëri nga të tre djemtë e Kronit dhe Reas. Hadesi kur u nda nga vëllezërit , Zeusi dhe Posejdoni, i ra mbretëria e Ferrit”. Të gjitha këto hyjni janë paragreke, parahelene, pra pellazgo-shqiptare.


“Pellazgët pandehnin se në Epir, në brigjet detit Jon (ë) gjenden ato vende, prej ku mund të hyhet në botën e përtejme. Ata e konsideronin lumin Akeron misterioz dhe të mbinatyrshëm”. Përveq vetive mitologjike dhe të pabesuara të lumit Akeron, ne kemi në “Iliadën” e Homerit (Kënga XXI, 194-197) rrethanën kur Akili, prijësi ushtarak dhe mbreti i Mirmidonëve, i cili është Aikas i Thesalisë, i thotë Asteropesë se “me Zeusin nuk krahasohet as Akeloo (lumi Akeroni) i fuqishëm, as forca e gjithanshme e Oqeanit”.

epri 2 ilirikum“Në epirin e vjetër ndeshët një numër i madhë toponomimesh me morfologji të greqizuar, por me rrënjë fjalësh jo greke”, për neve, janë fjalë pellazgo-shqipe. Por ai nuk ka të drejtë kur thotë se “pellazgët e ilirët, më vonë grekët, kanë bërë kontaktet e para me bregdetin italik”, sikurse duket se i ndanë “pellazgët” dhe “ilirët”, dhe nuk është aspak e mundur dhe thotë se “nëpërmjet Epirit janë ndërlidhur popujt të ndryshëm të Ballkanit, popullsi parapellazge, jo indo-evropiane”, mandej “pellazgë, thrakas, ilirë, frygë dhe, në fund, greke e fise ilire të tjerë, të ardhur më vonë”, që është një ngatërrim i veprave që i ka lexuar ai.
Emri “Ballkan” i është dhënë nga komuniteti ndërkombëtar tërë Gadishullit Ilirik prej Evropës, i nisur nga vargu i maleve Ballkan, të mbetur nga ushtria Turke, dhe kjo ishte diplomacia konservatore evropiane, që e sabotoi historinë tonë kombëtare dhe preu me thika tokën shqiptare nga Kongresi i Berlinit më 1878, me qëllim që të injoroi tërësisht shqiptarët. Gadishulli Ballkanik është bërë rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Gadishulli Ilirik e mori emrin “Gadishulli Ballkanik”, sepse fjala “Ballkan” do të thotë në gjuhën turke “një zingjirë i maleve të pyllëzuara” dhe emri i vërtetë i tij ka qenë “Gadishulli Ilirik”. Ilirët e përbënin ate. Ai u shëbente si urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë dhe ka formën e trekëndëshit që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në përëndim, Detit Marmara dhe Detit Egje në lindje. Rruga e vjetër Egnatia lidhte Durrësin dhe Kostantinopojën. Në vitin 1909 ai u bë emër legal për tërë Gadishullin, që tashmë quhej “Ballkan”…
Por, ne po e lëmë këtë çështje tani për tani dhe po i kthehem veprimtarisë së parë jetësore të njerëzimit. Ndër të parat nga veprimtaria e shqiptarëve të parë, pos blegtorisë, ka qenë mundësia për të bërë arë pune, pra, detyra e parë e tyre ka qenë arë bërja, dhe janë quajtur arë bërësit, atyre që do të mbanin familjet e gjëra, fartefiset dhe fiset duke bërë arë pjesët më të bukura të tokës punuese, të tokës më të mirë punuese, të ajkës së tokës, që bënte misër e grurë dhe kjo ishte pjesë e veçantë e punës së tyre jetësore, në mes pranverës dhe vjeshtës; pra kur toka do mbjellë dhe korrë nga ara të mbjellat për t`ia dërguar ato familjes së gjërë, për të ngrënë, për të siguruar për dimër, edhe pjesën tjetër të vitit, deri sa të korret pjesa e re e të mbjellave. Kështu që ara e bën bukën e matmotit… Prej këtu kanë lindur te arbërit ndarjet e kohës së një viti; në muaj të vitit, në stinë dhe muaj, ditë dhe orë, në kalendarin e parë të nxjerrë prej tyre. Këtu kanë rrjedhur mitet, rrëfimet e krijimit të botës, që fillon prej at-las-it=Ati i la këto gjëra si kanë thënë të parët, të vjetrit, ata që e dinin kush do të jemi ne= pasardhësit e tyre, pra e kanë pasur si detyrë të tyre që ndjekin faren tonë=fara e jonë=faraonët, dhe kanë qenë të lindur prej Zotit të Madh, i cili i ka krijuar njerëzit prej dheut, dhe e cila ishte e para që do ti japë për të ngrënë njeriut, të korrat që do të korrte ai. Në shenjë të kësaj, pas të korrave shtrohej darka e lamës te shqiptarët, arbërit, arëbërësve. Sot e kësaj dite ka mbetur e gjallë dhe festohet një natë e vetme në vit. Njeriu është krijuar prej Zotit të shenjtë, që fluturonte, prej vetvetes, siç ka qenë Ai, në shëmbëllimin e tij. AT-LAS-i rrjedhë prej pellazgo-shqipes, pra arbërësve, arbërit, që do të thotë në shqip: ati i la=at jam unë, që-i-lashë këto rrëfime porosi brezave, si është krijuar bota. E tërë bota e përdorë këtë fjalë prej nesh, pa u menduar se prej kujt e ka marrur këtë fjalë shqipe. Pra, ATLAS është për tërë Botën, se si është krijuar bota, prej ATIT TË SHENJTË, ZOTIT, BABAIT TË BOTËS.
Këto rrëfime të shenjta janë janë përcjellur nëpër tërë njerëzimin, pa e pasur si detyrë që të shpjegojnë fjalën ATLAS, por të shjegojnë se si është krijuar bota dhe këtë e ka të bërë me kohë, vite, shekuj e mileniume. Pra, u bënë të njohura në tërë botën. Por, askush nuk e ngritë gishtin në kokë të thotë se ky popull i vogël që ka mbetur sot sa një pikë e vogël, ka bërë luftë shekullore për të mbrojtur VETEN e ATDHEUN, për të pasur një vend ku do TË FLASË, e morën vesh këtë apo e nuk e morën vesh popujt e tjerë. AI POPULL, që ka mbetur gjallë kundër popujve SHEJTANË, thënë më shkurt “DREÇ”, fqinjë me tokën tonë, që kanë ardhur nga pjesët e tjera të BOTËS; e quajnë TOKË TË TYRE- TOKËN TONË; pa frikë, pa turp, aspak me një brejtje të ndërdijes, ma lavdi të rremë se po bëjnë diçka “të mirë” për veten e tyre, ËSHTË KOMBI SHQIPTAR.
Ne po përpiqeni t`ia ofrojmë Evropës së Bashkuar, si shtet dhe si kontinent, TË VËRTETAT E GJENEZËS, ndërsa ajo i zë armiqtë tanë më shumë se ne- shqiptarët, si miq, edhe pse ia kemi dhënë një kontribut të denjë për të gjitha gjërat e themelimit; për ndërtim; për shkenca; për dije të mirëfilltë; për histori, etj. Në kemi bërë përpjekje dhe po përpiqemi t`ia shpjegojmë se grekët, serbët, sllavët, bullgarët, rusët, turqit, apo më mirë të themi osmanët, janë armiqë tanë të përbetuar, dhe se vrapojnë para nesh kudo me “shkencat” e tyre.
Aty nuk do të logariten edhe popujt e tjerë, si spanjolët e portugesët, apo pjesërisht anglezët, italianët dhe françezët, që janë poashtu kundër nesh, duke përfshirë një mori “shkencëtarësh” dhe “albanologësh” shqipfolës, apo edhe vetë njerëzit e pavetëdishëm të popullit tonë.
Sikur kanë harruar shkencëtarët e shumtë kush i ka quajtur “albanolog”. Gjuha shqipe ka filluar të thirret nga latinët “gjuha albane” apo “Albanensis-e”, ndërsa “Albaniorum”- shqiptarët dhe “Albania”-Shqipëria.


Engëll Sedaj, sikurse mjaft të tjerë shkencëtar, na e thotë gabimisht se gjuha latine e ka marrë shkrimin “nga greqishtja” dhe se “magma graecïa”, që është në fund të Italisë, është “përkthyer” në atë kohë “greqia e madhe”.
Ne do t`u kthehemi më vonë te pjesët e parapara të gjuhëve tjera dhe gjuhës shqipe. Sot, mjaft “shkencëtar” të tillë, nëpër tërë botën dhe botën shqiptare, quhen thjeshtë “albanolog”. Në Shqipërinë e sotme quhen si të tillë në radhë të parë prej ndikimit apo subndikimit politik e ekonomik të shtetit e popullit fqinj-Italisë dhe italianëve, sepse ata janë ndikuar gabimisht prej latinishtes, të cilët edhe ashtu e kanë prejardhjen e vetëm prej nesh dhe fjalorit të Ilirishtes. Gaius Plinius Sekundus ka thënë se ilirët e kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët. Ate e kanë patur nëpër duar prej themelimit të gjuhës latine dhe gjuhëve të dalura prej latinishtes, të krijuara më vonë.
Zatën, prej këtu janë ndikuar në krijimin e historisë së Evropës si kontinent, sa që ne “nuk na njohin”, sepse “historia ia nis prej tyre”, dhe harrojnë thënien e tyre shekullore: “historia është mësuesja e jetës”.

unnamedNë qoftë se historia është mësuesja e jetës, atëherë njerëzimi duhet të mësojë nga historia, jo nga pseudohistoria. Historia thotë se shqiptarët ishin të parët e Evropës; ishin djemtë e Zotit dhe flasin gjuhën shqipe. Në vend se të merremi me këtë çështje, po marrim një rast të historisë, prej librit të parë të Evropës, poemën “ILIADA” të Homerit, të vitit 800 p.e.s., ku e gjejmë të përshtatur apo të përkthyer Himnin e Homerit, “Tokës, nënës së përgjithshme”, të cilën, e citon dhe e shkruan James Williamin Pandeli, ku thuhet:
“Do ti këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të gjitha krijesat, më e moçmja. Ajo i ushqen të gjitha krijesat që janë në botë, në mbarë ato vende të mrekullueshme dhe në çdo shteg deti dhe në çdo gjë që fluturon; çdo gjë ushqehet nga boshllëku i saj.



Me ty; o mbretëreshë, njerëzit janë të bekuar me fëmijtë e tyre dhe janë të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon t`i japësh kuptim jetës së njeriut vdektar, ose ta marrësh me vete. Është i lumtur njeriu që ti e shpërblen me kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka e tij pjellore përplot me misër, kullosat plot me bagëti, e shtëpia e tij e mbushur me plot begati. Njeriu i tillë sundon drejtë; në qytetet e tij me gra të ndershme; pasuri e madhe dhe shëndeti i shoqëron ata; djemtë e tyre ngazëllehen me kënaqësi të përhershme e bijat e tyre me lule flokëqëndisur, luajnë dhe kërcejnë nëpër fusha përplot lule të njoma. Kështu, pra, janë ata që ti i shpërblenë, o hyjni e shenjtë, shpirt zemërgjërë”.
“Rrofsh, Nënë e Zotrave, grua e gjithësisë, më shpërble me përmbajtjen e kësaj kënge timen që ma gëzon zemrën!
E tani unë do të përkujtoj ty dhe me një këngë për ty”.


Nuk do mend se këtu u këndohet arbërësve, pra arbërve, shqiptarëve, atyre që në radhë të parë e populluan këtë kontinent, që flisnin shqip, që janë ata që i kushtojnë jetën “Mretëreshës”, “Nënës së Zotrave”, GEA (AT dhe ËMË), e që më vonë i thonë se ishte Dhé-Mitra, në gjuhën që e flisnim ne, dhe në gjuhën e përshtatur të asaj kohe përmes Danaeanëve dhe Kadmit, Dhemetra, të cilët i thonë vetëm Demetra, pa një germë (në vend të shqipes, e cila e ka DH-në, por atyre nuk ua qet gjuha), dhe është i njëjtë me emrin e parë, sepse Hyjniu apo Hyjnesha, zemërgjëra Dhemetra është ajo që ka bekuar të gjithë njerëzit e botës dhe i ka shpërblyer me fëmijtë e gëzuar; me të korrat e shumta e pasuninë e madhe, me tokën pjellore përplot me misër dhe kullosat me plotë bagëti, etj. që i japin kuptim jetës së tyre vdektare.


Kjo flet qartë për SHQIPEN, sepse që në zanafillë të jetës kishte kuptim. Nuk është një gjuhë e krijuar artificialisht “që në mesjetë”, me fisin “albanoi”, që ka “mësuar” të flasë shqip “me shkrimin e parë të formulës së pagësimit, me 1462″, dhe as me “ardhjen prej veriut” të shqiptarëve në shekujt e hershëm nga “stepat e rusisë” për të “zhdukur fiset mesdhetare”, e cila nuk është fare “shkencë”, po pseudoshkencë. Pseudoshkenca ruse e thotë tërë ate që e duan rusët, miqtë e tyre të shumtë, edhe shqipfolës, por jo të vërtetën.


Sikur kanë harruar këta “shkencëtarë” dhe dalin para nesh me “të vërtetat” e tyre të shumta, madje nëpër duart e “albanologëve” shqiptarë, që e dëmtojnë shkencën e albanologjisë. E fillojnë “historinë” e tyre dhe “historinë e Arbërit” që prej mesjetës, sikur nuk kanë mundësi që të shohin “ëndërr” tjetër. Ka në mes tyre disa shqiptarë që shkojnë paditurisht nëpër “shkencat” e Rusisë e Greqisë.

Gjuha shqipe është e vërtetuar nga gjuhësia përëndimore se është një nga gjuhët më të vetra të gjuhëve evropiane. Mbishkrimet e tyre janë të vjetra dhe është e vështirë që të ndahen nga bashkëfjalët shqipe. Me dijen e tyre që e kanë shqiptarët, duhet të ndjekin një rrugë tjetër, rrugë paksa ideale, në qoftë se do të ndjeken edhe nga shkencëtarët e gjuhësisë shqiptare.
Këtë do ta shohim në vazhdimet e mëtutjeshme…


Everteta-al.com

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *