Gjatë mëngjesit të sotëm, aksionet policore që u
aktualizuan kohëve të fundit në Maqedoni, kanë kapluar edhe kryeqytetin
e Maqedonisë, Shkupin dhe qytetin e Koçanit. Në një aksion të madh
policor në këto dy qytete,janë arrestuar më tepër persona.
Bëhet
e ditur të ndaluarit janë pjesë e një rrjeti që ka keqpërdorur
liberalizimin e vizave dhe ka organizuar azilantët e rrejshëm, duke i
transportuar drejt vendeve evroperëndimore.Ky grup kishte për detyrë që të organizon qytetarët e Maqedonisë Lindore dhe përmes Kosovës t’I transporton në destinacionet evropiane, kryesisht Gjermani. Që të gjithë më tej paraqiteshin si azilkërkues.
Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se do të dalë me informacione shtesë gjatë ditës.