Sunday, May 24, 2020

SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN, MË 2 NËNTOR, 2019

At Gjergj Fishta në Amerikë

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon simpoziumin shkencor në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148 vjetorin e lindjes së Tij.
Programi
Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndet Dom Pjeter Popaj
Përshëndetja e z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej
Diskutimet
“At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli ish gazetar dhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.
Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe Mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga
Keze Kozeta Zylo Shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.
Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: "Mjeshtër i Madh" dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar
Qendra e Studimeve Albanologjike nga Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.
Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z.Nikolle Nilaj
Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës
At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C. nga Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.
Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.
Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Leke Calaj
Moderatore: Keze Kozeta Zylo
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”
___________
Adresa: 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *