Policia kufitare e Qafë Thanës ka ndaluar ditën e sotme një shtetas
serb, që po tentonte të hynte në Shqipëri. Ndalimi i tij u bë pasi gjatë
kontrollit, shtetasit serb iu gjetën edhe dron. Sipas asaj që raporton
“Ballkanweb”, ai është ndaluar rreth orës 17:00 të ditës së sotme.
Ai është marrë në pyetje lidhur me dronet që ka pasur me vete. Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet me 8 tetor në “Elbasan Arena”. Për herë të parë, Policia e Shtetit, FSHFja dhe SHISHi po bashkëpunojnë për mbarëvajtjen e ndeshjes, pas episodeve që ndodhën në ndeshjen e parë, ku një dron hyri në stadiumin e Beogradit.
Ndeshja u ndërpre për shkak të dhunës dhe Shqiperisë iu desh të priste muaj për të marrë pikët nga KASi. Pas atyre episodeve, ultrasit serbë kanë paralajmëruar “surpriza” për ndeshjen e kthimit.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *