Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Greqi në ishullin Kos, ku një shtetas shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga burri i motrës së tij.
Sipas mediave greke, Leandro Lapa, 46 vjeç nga Saranda është vrarë nga kunati i tij grek, me inicialet T.A., 57 vjeç, me profesion punonjës i Tatimeve.
Sipas policisë vendase, e motra e viktimës ishte ndarë nga bashkëshorti i saj grek dhe ky i fundit ka tentuar të ribashkohej.
Gjatë një debati të ndezur mes Lapës dhe kunatit të tij, ky i fundit ka marrë një armë zjarri karabinë dhe ka qëlluar. Shqiptari nga ndërruar jetë në spitalin e Athinës.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *