Nga: Fiqiri Shahinllari
“ Kur punoja dikur ne Greqi, nje dite punedhenesi im Kristo me tha: “I degjove lajmet? Kishin vjedhur banken e Athines dhe dyshohet per nje shqiptar”
Pas dy- tre ditesh lajmet thane se nuk ishte shqiptar, po grek dhe ishte identifikuar me kamerat e bankes. Por lajmi per shqiptarin fantazme qe i mbeti faji, asnjehere nuk u pergenjeshtrua. Pyetjes sime ironike se “ A ka me hajdute greke qe kur erdhen shqiptaret?”, ai kurre nuk i u pergjigj. Po ashtu, ne morine e puneve,sa here ne shqiptaret kryenim procese te veshtira, qe donin kualifikim te vecante, i kalonin ne heshtje, pa u dhene rendesi.”
Keshtu e nisi biseden miku im Shyqyri Fejzo dikur drejtor Banke ne Gramsh i cili eshte i gatshme te ma plotesoje interesimin dhe kembenguljen time prej gazetari per te me treguar mjaft raste te tjera nga jeta e puna e tij ne vendin fqinj duke sfiduar veshtiresite e panumerta…
-Mund te me tregosh ndonje rrast kur puna jote, autoriteti juaj profesional, le te themi keshtu, te ndihmoi te ndjeheshe krenar dhe te triumfonte dinjiteti i shqiptarit?
- Po, me gjithe qejf-vazhdon Shyqua-Pas nje vit e ca pune, edhe mua m’u be nje dore e mire me para per te marre. Po ku t’ i coja se! “ I derdhim ne banke”- dha mendim Kristoja. Kur shkuam tek Agrotikotrapeza, drejtori sa e pa Kriston, erdhi e takoi dhe mori vesh cfare kerkonim. Ai pastaj, me ze pak te ulet, pyeti Kriston se ku kisha punuar.
-Me thote se ka punuar ne banke.- foli pronari im me indiference duke tundur doren.
-Jo te them, por ne banke kam punuar vertet-ja ktheva jo pa inat.
-Urdheroni, kalojme brenda.- na ftoi drejtori.
Pastaj, me takt me pyeti se ne cilin sektor kisha punuar: ne kontabilitet, arke, apo tek krediti.
-Ne ate kohe, ne punonim me rotacion pothuajse ne te gjithe sektoret.- i them.
-Ulu ne kompjuter!-me ftoi.
-Para se te ulem dua te te bej nja dy pyetje.-fola dhe ndjeva se mornica ma pershkuan trupin. E shikoja qe isha ne nje lloj prove,dhe hajde te degjoje greket pastaj. Duhet thene, per hir te se vertetes, ata jane me thashethemexhinj se ne.
-Ne cilen llogari mbani arken, kreditin, llogarine rrjedhese?- pyeta.
Ai shikoi njehere lart nga tavani, u mendua pak dhe me tregoi numurat e llogarive.
-Ka fjalekalim kompjuteri?- vazhdova.
-Jo, jo! –me nxiti.
Mbasi e hapa, po prisja ne monitor sinjalet.Kaluan sekondat e nevojshme dhe monitori u mbush. Kerkova ne” Exsel” llogarite rrjedhese dhe po ndiqja me kujdes te dhenat.Ne Shqiperi, ne shkolla kishim mesuar gjuhen ruse. Perfitova nga rasti se shkronjat e medha te greqishtes jane cirilike si te rusishtes. Kerkova Katsikopunlin dhe me del teprica e llogarise rrjedhese: mbi 70 milione dhrahmi.
-Shikoni, zoterinj! Ka nje teprice te tille dhe mua me paguan vetem 150 mije dhrahmi ne muaj.-ngacmova duke qeshur.
-Asta, asta tora! (Qendro, qendro tani),ishte urdheri i drejtorit. Pastaj ai u kthye nga Kristoja dhe i tha me ze te ulet: “Eshte Bankier”Fatkeqesi per ate vend qe nuk i mban kuadrot e tij. Nuk ditka te shkruaje mire greqisht se do e kisha marre rreth dy muaj ne pune sezonale ne banke,ne kohen kur verifikojme kredite- i tha Kristos.
Ate dite u ktheva ne pune me nje ndjenje tjeter,te them lumturi?M’u duk sikur isha riemeruar bankier.! Vura re,me pas edhe ndryshimin e madh ne qendrimin e pronarit ndaj meje…
…Rasti m’u dha pas ca kohesh qe te njihesha me nje gjykates. Ai me mori ne pune. Nje dite me kerkoi te punoja ne shtepine e tij.Kishte nje vile kater kateshe te re, por kati i pare , perdhes, nuk ishte rregulluar fare.
“Dua te bej nje muze te shtepise. Hiqi dherat dhe hidhi atje larg. Do e cosh me germim e heqje dheu tek keto piketat”- me tregoi Taqi (se keshtu e quanin) dhe iku. Fillova pune.Kur kishte kaluar ora 15-te,e dites se pare, me thirren lart per te ngrene dreke. Ishte kthyer edhe Taqi. U ngjita ne sallen e ngrenies, lava duart e po shkoja neper nje holl te gjere e te ndricuar.Nje raft i stermadh librash hijeshonte hollin.Ai ishte me kende, i mbushur plot dhe i mbrojtur me xhama. Po e soditja gojehapur kete bukuri brenda ne shtepi, qe te krijonte pershtypjen sikur je ne nje Biblioteke moderrne.Pikerisht atehere pashe nga xhami se si vajza e madhe e Taqit qe studjonte per magjistrature ne Londer, i ben shenje se motres, demek “shikoje, shikoje argatin”. Shenja m’u duk percmuse, si nga e qeshura dhe nga xhesti qe beri me dore. Kthehem menjehere dhe i them:
-Bravo! Paski edhe Gollsuorthin ketu.- Ne fytyre nuk di se si isha bere por perbrenda e di une si zieja.
-Pse, e njeh Gollsuorthin?-pyeti
-Ai ka vite qe ka vdekur,po nje pjese te mire te veprave te tij i kam lexuar- ja ktheva.
-Cila te ka pelqyer?-pyeti si me habi.
-Patjeter, Saga e Forsajteve- i them.
-Cfare mban mend nga Saga?-ishte pyetja tjeter.
-Vdekja e Xholionit Plak dhe qeni Baltazar, me ka
bere pershtypje te pashlyeshme.-
Te dy vajzat me shikuan me habi.
-Po libra te tjere te Gollsuorthit, kini lexuar?- pyeti vajza e vogel.
-Po,po! Kam lexuar”Lulet e Molles”. Ajo ka qene novela qe rinia jone e pelqente shume –fola.
Vura re se kishte shume libra.Kishte Stendalin,” Nena” e Gorkit ndodhej aty, vepra te Moravise,”Sherbetori juaj i bindur” te Sosekit, Zhak Ventrasin, Majakovskin, Jeseninin, Pushkinin po e po. Mora ne duar nje liber me poezi te Jani Ricos. E hapa ku me duhej dhe fillova te recitoj nje strofe greqisht. Pikerisht ate strofe ku thote se hija e pemeve dhe selvive greke shkon deri ne Afrike, ne Ekuator…
Habija e te dy vajzave ishte e madhe.
-Mama! Ky nuk eshte thjesht argat.-foli e vogla
Qe atehere respekti ndaj meje vura re se u shtua. Nje dite kthehesha me kembe me tre shqiptare te tjere nga Kallavrita.Kishim marre disa ushqime dhe vendfjetjen e kishim rreth dy km larg qytetit,ne nje ngrehine afer kompleksit.Tek kembet tona ndaloi nje makine Audi sportiv.Ishin vajzat e gjykatesit.E madhja doli nga timoni dhe me thirri.:
-Ella, Ella, pame mazi. Ella, piume mia kafe.Parte to timoni, se parakallo.
Kuptohet, mora drejtimin e makines dhe shkova me to ne nje kafene. Bisedonin lirshem, me nivel. Kjo mendoj se shpjegohet nga edukata e kultura qe jepej ne ate shtepi intelektuali te nderuar. Per kete mund te flitej shume,por do te ndalem vetem ne nje fakt.Ata nuk e perbuznin punen caferdolloj qofte. Taqi, kur kthehej nga puna, ne shtepi merrej me 7 krere dhi te races “Sana.”I ushqente,hiqte plehun, i qethte, i milte. Kete pune e bente me merakun e nje cobani te klasit.
Pasi punuam se bashku me nje mjeshter rreth nje muaj,me ne fund muzeu ishte gati si karabina. Une ndiqja ne heshtje e tere kuriozitet se cfare do te vendose Taqi aty. Duhet thene se ai u be nje muze i thjeshte,por me vlera. Nje vend te dukshem zuri pema gjeneologjike e famijles Polideri. Kjo peme u sajua bukur nga nje skulptor me polisterol te ngjyrosur. Mangesi edhe kishte,se t’a zeme, per stergjyshrit ishin vetem emrat ose ndonje pikture e vjeter, se nuk kishte foto.Ama per gjyshrit,prindet e brezat e mevonshem, puna ndryshonte. Ne stendat e tjera te zinte syri ndonje bllok te zverdhur nga koha, arme, ikona, kandila e llampa, sahat xhepi, ndonje kostum shajaku si tonat, veshje grash me zbukurime, si dhe ndonje stoli qe ishte simboli i cifteve ne fejesa, dasma etj. Kishte ndonje djepe te vjeter, ene uji prej druri, ene guzhine etj. Veglat e cobaneve, si klica, pagura,zile, kembore etj, zinin nje vend te dukshem.
E gjej me vend te zgjatem pak per ketu se gjykoj qe kjo pervoje mund te zbatohet edhe ne kushtet tona. Eshte kulture te mbash gjate sa me shume kujtime per brezat qe kane ikur,aq me teper kur ato lidhen me familjen si qeliza baze e shoqerise.
Kur mbaroi muzeu i vogel familjar,Taqi beri dhe nje perurim duke ftuar miq e shoke, te aferm, sigurisht edhe mjeshtrin edhe mua, argatin qe kontribuam ne ngritjen e tij. Pasi shikuam me kujdes stendat, lame pershtypjet ne nje liber te sapo vene mbi nje tavoline dhe u ulem ne banket.Nuk desha te zgjatem , por pikerisht ketu, ndaj meje filluan disa ngacmime e romuze te cilat po e kalonin masen e shakase dhe po dilte ne pah ndjenja e percmimit qe kane disa greke per ne shqiptaret. Sado qe u ruajta, po mendohesha mire pa te flisja. Kuptova ne cast se isha bere objekt i ngacmimit ,tani qe edhe vera e birra e kishin bere punen e tyre, qe miqte te flisnin pa dogane. Kumbara i Taqit, nje mesoburre nga Athina, i cili ishte jurist, here pas here ngrinte goten e veres, me uronte dhe po i shtonte fjalet. Ne nje moment terhoqi vemendjen e te gjitheve duke i rene pjates me pirun dhe me drejtohet:
– Ti me mjeshtrin punuat ketu mbi nje muaj. Kini bere vertet nje gje te bukur. Po te pyes, nuk me thua, te dha Taqi ndonje dhurate?-
-Po!- i pergjigjem.- Me ka dhene pagen e mire dhe me e rendesishmja, kam ngrene ushqim ne nje tavoline me te dhe njerzit e tij.Mesova shume gjera ketu dhe per kete muze qe perurojme sot. Pastaj dhe pjesmarrja ime ne kete banket eshte nje dhurate.- i them.
-Jo,jo! Nuk e kam fjalen per ato. E kishte per detyre t’i bente ai,por pyes, ndonje dhurate a te dha? –kembengulte me ze te larte kumbara.
-Ju thashe edhe njehere! Nuk eshte nevoja per dhurata, se une jam shume i kenaqur per pagesen e punes. Pastaj dhuratat duan shkakun, kohen etj.Ky, me duket eshte nje problem tjeter..- deshat t’a mbyll une.
-Degjo, bankier!-dhe mua m’u duk sikur e tha me qesendi cilesorin”bankier”- Ti sot ketu duhet t’i kerkosh nje dhurate Taqit. Keshtu mendoj une. Dhe ai me siguri do ta plotesoje deshiren- kembengulte si mushka kumbara.
– I nderuar Kostas! Nuk ka arsye te kerkoj dhurata sot.Une kete nuk e bej- fola dhe ndjeva se te kuqte po me zaptonte fytyren.
-Epo! kerkoje nje dhurate se nuk behet qameti de.-foli nje i moshuar.
-Kerkoje!Kerkoje!
-Zgjidh nje te mire, se ka Taqi….!
-Kerkoje o miku im!- nderhyri edhe Taqi qe deri ate-
here nuk kishte folur fare.
Mbeta ne pozicion te veshtire. Mora goten me vere dhe u ngrita.
-Me qe kembengulni dhe une po e kerkoj nje dhurate.Afroje tabakane ketu se dua nje embelsire.- i drejtohem vajzes se vogel qe na sherbente.
-Jo nje embelsire.-nderhyne disa.
-Do e kerkoj edhe dhuraten.-i qetesova. Nderkohe tabakaja me ishte afruar.Nxora nje kartmonedhe dhjetmijeshe dhrahmi se atehere kete monedhe perdornin greket, Euro-ja nuk kishte hyre dhe urova per muzeun. Te gjithe insistuan te mos hidhja para. Bera shenje me dore per qetesi dhe iu them:
-Tani une do i kerkoj nje dhurate Taqit.Heshten dhe po prisnin.
-T’a gezoje muzeun. U befte percues i kultures per shume breza. Dhe une mesova nga menyra e te organizuarit te nje muzeu te tille modest. Me qe insiston edhe Taqi, po e kerkoj nje dhurate.- u them.
-Fole, de!-me nxiten.
-Desha te vizitoj muzeun e Akilit dhe Panteonin e Athines.- u them dhe u ula.
Per nje moment ra qetesi. Passtaj kumbara tundi koken dhe gati sa nuk sokelliu me inat. Taqi u ngrit nga vendi dhe me dha doren. Nderhyri me i moshuari.
-Pse kerkove pikerisht kete dhurate?-pyeti ai
-Zoterinj! Muze Akili dhe Panteon Athine, nje ka Bota. Ato jane ketu, ne Greqi. Une jam kaq afer tyre dhe nuk kam mundur t’i vizitoj. Me qe me dhate rastin dhe mundesine,ju falenderoj per kete.-
-Ka edhe muzeume te tjera Greqia…- foli njeri
-Drejt,drejt,ka.Por une desha tek Akili se sipas Homerit, ai ka qene nga Iliria, ashtu sic ka qene edhe Kollokotroni arvanitas…, qe Greqia me te drejte e ka vendosur ne 5 mijeshen dhrahmi. Mire do te ishte te kishit vene ne ndonje vend te nderuar dhe Laskarina Bubulinen -u them dhe u ula.
-Jo po edhe Ali Pashane..- nderhyri ashper kumbara.
-Pse jo?- Pashai yne e dhendri juaj ka qene.- ja ktheva.
U krijua nje qetesi nga ato qe perzihen me tensione dhe koha duket sikur mbetet ne vend ne ato momente. Por, Taqi ishte nje ekujlibrator i mrekullueshem.
-Ju nuk e njihni mire mikun tim!-foli ai.-Ne kemi kembyer vazhdimisht mendime dhe une ja di pikpamjet. Ai…
-Pse nuk thua! Paskemi gjitone te zgjedhur.-e mori perseri
fjalen kumbara.
-Miku zgjidhet.Gjitoni nuk zgjidhet,zoteri!- ja ktheva mikut nga Athina….
Fiqri Shahinllari
(Marre me shkurtime nga intervista:”Dinjiteti”

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *