
Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.
Në kulturën neolitike të Vinçës, që shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.
Në figurat 1 dhe 2 tregohen një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV1, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V 1.
Fig. 1-Enë balte me mbishkrim në kulturën Vinça
(5500-4500 p.e.s.)
Fig. 2-Fragment tjegulle, me germën “M”
Fjala “VIJ” lexohet “UIJ”, sepse në mbishkrimet e lashta pellazge/etruske germa “V” lexohet si “U”. Prandaj kemi fjalën “UIJ” = “UJ” (UJË), në gjuhën pellazge/shqipe. Mbishkrime e lashta pellazge dhe etruske kanë afërsi shumë të madhe me gjuhës e sotme shqipe, gjë që tregon për një gjuhë pellage/shqipe. Prandaj mbishkrimi i më sipërm i përket gjuhës së lashtë pellazge.
Edhe numrat “1” dhe “III” etj. i përkasin gjithashtu gjuhës pellazge.
Edhe simbolet e tjera të gjetura në kulturën e Vinçës janë mjaft interesante dhe paraqesin lidhje të ngushta me pellazgët autoktonë, sidomos shenjat:
janë shenja-germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A dhe B, të cila njësohen me I, Y, Y, T, F, I, P, Z (S), N, F, Z (S), Th. Edhe shenjat e tilla si I, II, III, IIII, IIIII, IIIIII, X, XX, etj. shprehin ato shenja, që më vonë u përpunuan nga etruskët si I, II, III, IV, V, VI dhe romakët, duke marrë emrin “numrat romakë”.
Edhe shenja të tilla të kulturës së Vinçës si:
tregojnë se banorët e saj besonin tek perëndia Zeus, i cili është perëndia e pellazgëve.
Germa të tilla të ngjashme “A” dhe “M” janë ndeshur edhe në kulturën neolitike të Maliq-Kamnikut (pranë Korçës, Shqipëria lindore) dhe Cakranit (pranë Fierit, Shqipëria perëndimore), që tregon se gjatë gurvonit shkrimi ka qenë i përhapur shumë gjerë.
Fig. 4- Shtatore gruaje veshur me “Fustanellë” nga Vinça
Në kulturën e Vinçës është ndeshur edhe një shtatore gruaje veshur me fustanellë, veshjen kombëtare pellazge/shqiptare, e cila tregon lidhje tjetër të banorëve të kësaj treve me stërgjyshërit e shqiptarëve – pellazgët.
Shkrim i ngjashëm është ndeshur edhe në Tartaria të Rumanisë, rreth 120 km. në lindje të Vinçës, në një varse tjegulle, datuar e vitit 5300 p.e.s.
Në varse (fig. 5) është shkruar germa “P” dhe pranë saj shprehja “PDor” (ose Pbor), e cila në gjuhën pellazge/shqipe do të thotë “Dora” ose “bora”. Këto plaka përmbajnë mbishkrimin e famshëm, për të cilin disa specialistë kanë shprehur mendimit se këto “symbols represent the earliest known form of writing in the world”, por disa i shohin si zhgaravina.
Mbishkrime të ngjashme janë ndeshur në të gjithë Europën jugë-lindore si në Greqi (Rrasa Dispilio), por edhe në Hungari, Bullgari, Rumani, Moldavi dhe në Ukrainën jugore. Në mbishkrim e Dispilios (fig. 5), datuar 5300 p.e.s., duken mjaft të qarta germat E, F, C, V, I, L në pozicione të ndryshme, të cilat janë përdorur në alfabetet pellazg dhe etrusk.
(Fig.5 Fig.6)
Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias dhe Dispilios tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. në rajonin e Ballkanit.
Nga vjetërsia këto shkrime janë shumë më të vjetër se sa shkrimi piktografik shumer (proto-Sumerian pictographic script) nga Uruku i Bagdadit, që deri tani është konsideruar si shkrimi më i vjetër në botë, krijuar rreth vitit 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, i datuar rreth vitit 2900 p.e.s.
G. Katapano ( 1988) flet për alfabetin më të lashtë pellazg në Egjipt nga hieroglifet egjiptiane. Ato i ka krijuar Thoti, një iliro/pellazg bazuar në gjuhën pellazge. Të gjitha hieroglifet egjiptiane shpjegohen me bazë nga germat e alfabetit pellazg. Katapanl i daton hieroglifet egjiptiane 12.000 vjet p.e.s., gjë që nuk përputhet me të dhënat arkeologjike, që i daton ato 2900-2600 p.e.s.
Alfabeti pellazg ka vazhduar edhe gjatë kohës së bronzit, ku vërtetohet me gjetjet në Trojë, Kretë, Peloponez etj. Ai shfaqet në shkrimin e Linearit A të Kretës dhe shkrimin e Linearit B të Mikenës. Shkrimi Lineari B është interpretuar gabim nga anglezët Ventris dhe Kaduik, sikur i përkasin gjuhës greke. Duke punuar me këtë shkrim kemi gjetur të shkruara fjalë pellazge, që gjejnë shpjegimin e plotë në gjuhën shqipe (Peza L. & L.): në krahun e majtë të rrasës ndodhet shprehja e artë: I Z A I Z = Z I A Z I, që donë të thotë “ZI ASHT ZI”.
Zbulimi i shprehjes I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi para dy vjetësh përbënte dokumentin më të lashtë të shkruar të gjuhës pellazge/shqipe (Peza L. & L. 2009 si e shekullit të 14 p.e.s., por sot vjetërsia e shkrimit të gjuhës pellazge/shqipe vërtetohet edhe disa mijëvjeçarë më i lashtë.
Drejtimi i leximit ←
I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi
Fig. 5- Rrasa nr. 7671, që i përket shekullit të 14 p.e.s., ku lexohet shprehja pellazge
←Fig. 7
Me rëndësi është të përmendim edhe mbishkrimin e quajtur Abecedari Marsiliana, i shekullit të 7 p.e.s., ku renditet të gjitha germat etruske/pellazge. Pellazgët dhe etruskët kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djallja dhe e majta, si më poshtë (fig. 8):
I gjithë rajoni, ku ka qenë e përhapur kultura e Vinçës, Tartaria, Dispilios, Thesalisë, Cakranit, Maliqit, Kamnikut etj., pra rajoni i Ballkanit dhe i Egjeut gjatë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit ka qenë banuar nga fiset pellazge, që përmenden në epikat e Homerit, autorët e tjerë antikë dhe që vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike. Arkeologët italianë dhe amerikanë në akropolin e Athinës dhe vende tët tjera në Atikë kanë zbuluar ngjashmëri veglash dhe mjetesh me vendbanimet Sesklo dhe Dimini në Thesali, të njohura si pellazge, (Prokopiou & Smith, 1964). Po kështu prania e pellazgëve vërtetohet nga arkeologjia në malin Skourta në Boeoti (French 1989-1990), në ishullin e Lemnit në Egje (Hefner E.D. 1927), në Mikenë dhe Peloponez
(Peza L. & L. 2009) etj. Herodoti dhe autorë të tjerë antikë thonë se pellazgët autoktonë kanë banuar të gjithë rajonin e Egjeut dhe ishujt mesdhetarë, para ardhjes së grekëve rreth shekullit të 6 p.e.s.
Mbishkrimet Dipylon (i Athinës), Cumae (i Korinthit), Kupa e Nestorit, të datuara të shekujve 8-7 p.e.s. dhe që gjer më sot janë mbajtur si monumentet më të lashta shkrimore të gjuhës greke, u vërtetua se nuk kanë lidhje me këtë gjuhë. Të kësaj natyre janë edhe mbishkrimet e lashta të Kretës, të datuar fundi i shekullit të 7 fillimi i shekullit të 6 p.e.s. Në këto mbishkrime kemi zbuluam vetëm fjalë pellazge/shqipe, që dëshmon se ato janë shkruar në gjuhën pellazge. Nga ana tjetër grekët nuk përmenden as në “Iliadë” dhe “Odise” e Homerit, të përgatitura rreth viteve 750-700 p.e.s. Kështu del që fiset greke kanë ardhur në rajonin e Egjeut më vonë, në fillim të shekullit 6 p.e.s. dhe dokumentet më të vjetra greke në Lemn dhe Trojë etj. ndeshen jo para shekullit 5 p.e.s.
Zbulimi i fjalëve pellazge/shqipe “VIJ” dhe “DOR (ose bor)” në kulturën Vinça-Tartaria-Dispilio-Maliq-Cakran, mijëvjeçari i 6 p.e.s., tregon se kjo është gjuha më e lashtë e shkruar në botë me abecedarin e saj më të vjetrin në botë. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, përbëjnë thelbin kulturor të Qytetërimi Pellazg, qytetërimi më i lashtë perëndimor, pjesë e të cilit janë Qytetërimi Minaik i Kretës, Qytetërimi i Trojës, Qytetërimi i Mikenës, Qytetërimi hitit, Qytetërimi etrusk etj. Qytetërimi Pellazg shfaqet qysh gjatë gurmesmit, rreth 12.000 vjet p.e.s.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *