Një prift në Indi ka gjetur një metodë shumë të çuditshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Srinivasa Siddhar nga shteti jugor i Tamil Nadu u varros thellë në baltë deri në qafë dhe e rrethoi veten me zjarr me shpresën se kjo gjë do ndalte krizën globale shëndetësore.
Prifti e vërtetoi përkushtimin dhe dëshirën e tij të madhe për të zhdukur virusin, duke ndejtur i varrosur në baltë për 8 orë.
Nga video mund të shohim se Siddhar dëgjohet duke thënë lutje të shumta, rreth e përqark tij kishte zjarr që lëshonte tym të zi.
Rituali, i njohur si ‘Dawa Puja’, u zhvillua në 22 maj.
‘Puja’ është një ritual i kryer nga Hindisët dhe Budistët për të ofruar homazhe dhe lutje për një ose më shumë hyjnive ose për të festuar shpirtërisht një ngjarje.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *