Tuesday, May 26, 2020

Dokument: Emrat e Komunistëve që firmosnin për krimet në Mirditë!

krime te komunizmit,mirdite,krime,sigurimi i shtetit komunist,terrori komunist,periudha komuniste,trilogji komuniste,persekutimi komunist,sigurimi i shtetit gjate regjimit komunist,against communism,viktimat e komunizmit,kundra komunizmit,sigurimi i shtetit,komunizem,komunizmi,kolaboracionistët,koha e komunizmit ne shqiperi,pasoja te komunizmit,sigurimi i shtetit shqiptar,muahmet kelmendi,hetime,Gjon Frroku,Mhill Doçi

Nga: Leon Molla

Viti 1949 për Mirditën ishte viti i masakrave ndaj popullit të pafajshëm, pas vrasjes së deputetit Komunist Bardhok Biba me 7 gusht 1949 dhjetë ditë më pas, konkretisht me 17 gusht 1949 në Qafë të Valmirit, Mirditë u ekzekutuan 14 përsona, 10 të pushkatuar dhe 4 të varur në litarë.
Prezent në këtë masakër ishte Mehmet Shehu i shoqëruar nga prokurori ushtarak Sabri Godo, Hito Çako dhe Mhill Doçi që sipas dëshmive ky i fundit vrau me dorën e tij një nga të lidhurit që ishte përpara gorpës që do u varrosnin, disa prej tyre dhe të gjallë, poashtu dy oficerë Rus Faloskini dhe Sakolovaski.

Se çfarë kërkonin dy oficerë Rus në Mirditë e dinë vetëm komunistët, pra që masakrat në Mirditë ishin planifikuar më parë që të kryheshin.

Po këtë ditë u vranë disa të tjerë dhe u tërhoqën zvarrë pas makinave, u internuan me qindra familje Mirditore, ata që u burgosën, shumë prej tyre vdiçën në burg për shkak të tururave.

Ky vit ishte dhe viti i mbledhjeve të shpeshta të cilët komunistët etiketonin njerëzit se cili prej tyre duhej të ekzekutohej, burgosej apo të internohej.

Pika e parë e rendit të ditës që është referent Mhill Doçi shkruhet « Plani i mbijelljeve të vitit 1949-1950 », pra kuptohet, plotësimi i planit të ekzekutimeve në Mirditë.
Po publikoi një dokument të mbledhjes së zhvilluar nga data 28 gusht deri me 29 gusht 1949 ku në këtë mbledhje u vendos se cilët do ishin ata të radhës që do përndiqeshin nga diktatura komuniste në Mirditë.

Dokumenti Origjinal:

PROTOKOLLI Nr. 1.
Mbledhja e Komitetit Partisë P.SH. Rrethit Rreshen
Dat 28/8 dhe deri me 29/8/949.-
Merrnin pjes ne mbledhje: 1) Gjon Frroku, 2) Mhill Doçi, 3) Abedin Tajari, 4) Januz Nebija, 5) Zuman Salija, 6) Pjeter Gjini, 7) Pjeter Lleshi, 8) Llesh Preng Nikolli, 9) Velo Mark, 10) Theodhur Gjati, 11) Zef Cara, 12) Gaqe Gjanci,-
Dhe mongonin: 1) Shqyponja Doçi, 2) Sule Maloku, 3) Rexhail Vila, 4) Isuf Kullelli, 5) Sejdin Alizoti, 6) Sotir Vaso;-

Rendi i dites

1) Plani i mbijelljevet te vitit 1949-1950.-
Referen Sh. Mhill Doçi.-
2) Disa çeshtje Organizative te Partise.-
Referen Sh. Gjon Frroku.-

krime te komunizmit,mirdite,krime,sigurimi i shtetit komunist,terrori komunist,periudha komuniste,trilogji komuniste,persekutimi komunist,sigurimi i shtetit gjate regjimit komunist,against communism,viktimat e komunizmit,kundra komunizmit,sigurimi i shtetit,komunizem,komunizmi,kolaboracionistët,koha e komunizmit ne shqiperi,pasoja te komunizmit,sigurimi i shtetit shqiptar,muahmet kelmendi,hetime,Gjon Frroku,Mhill Doçi

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *