Friday, October 16, 2015
Shqiperia si Pakistani: nga viti ardhshem do te kemi shkolla fetare ne gjuhe te huaja
TIRANE- Duke filluar nga viti i ardhshëm në Shqipëri mund të hapen shkolla fetare private.
Vendimi më i fundit i qeverisë i jep të drejtë institucioneve private që të hapin kopshte, por dhe shkolla të mesme me karakter fetar apo aty ku mësimi zhillohet në gjuhët e huaja.
Kjo është hera e parë që në Shqipëri do të ketë institucionet fetare edhe për fëmijët e vegjël.
“Institucione të arsimit parauniversitar privat, në të cilat zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, janë institucionet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke filluar nga kopshtet (arsimi parashkollor), shkollë e arsimit fillor, shkollë e arsimit të mesëm, të ulët, shkollë e arsimit bazë dhe shkollë e arsimit të mesëm, të lartë”, - përcakton vendimi i qeverisë.
Institucionet fetare nuk do të hapen për këtë vit shkollor pasi duhet të paraqesin kërkesën 3 muaj para.
“Subjekti paraqet kërkesën, për hapjen e një institucioni arsimor privat të arsimit parauniversitar, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, jo më vonë se 3 muaj para fillimit të vitit shkollor”, - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Gjithashtu janë përcaktuar edhe tarifat që do të paguhen për hapjen e institcuioneve arsimore me karakter fetar. Për hapjen e një kopshti do të paguhet 35 mijë lekë, për shkollë arsimore fillore 45 mijë lekë, për shkollë të arsimit të mesëm të ulët 45 mijë lekë, për shkollë e arsimit bazë 55 mijë lekë dhe për shkollë e arsimit të mesëm të lartë 70 mijë lekë.
Përcaktohen dhe kriteret
Bie në sy se për shkollat me karakter fetar, qeveria ka përcaktuar dhe kriteret si do të jenë hapësirat ku do të zhvillohet mësimi. “Sipërfaqja e dritareve të mbulojë, minimalisht, 15% të sipërfaqes së dyshemesë, dhe ndriçimi të jetë në krahun e majtë të nxënësit, mundësisht i orientuar nga juglindja.
Ndriçimi të realizohet me dritare me xham të tejdukshëm. Dritaret nuk lejohet të vendosen në murin ku është vendosur tabela e zezë. Në shkolla të jenë, të paktën, aq dhoma mësimore sa është numri i klasave. Në shkollat e arsimit bazë dhe gjimnaze të jenë 1-2 dhoma për mësuesit. Për kopshtet të jenë të paktën 3 dhoma mësimore dhe një dhomë mësuesish. 11. Objektet arsimore me mbi 200 nxënës të pajisen me dalje dhe shkallë emergjence.
Objektet arsimore të jenë të pajisura me kutinë e ndihmës së shpejtë dhe pajisjet e nevojshme në të. Objektet arsimore të kenë sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit. Objektet arsimore të jenë të ndërtuara me materiale që plotësojnë kushtet higjieno-sanitare dhe nuk janë të rrezikshme për shëndetin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë.
Këto materiale të sigurojnë akustikë të mirë, në mjediset e mësimit, dhe të jenë izoluese ndaj zhurmave të jashtme dhe luhatjeve të temperaturës. Objektet arsimore të jenë larg zonave industriale, varrezave ose zonave me ndotje mbi normat e lejuara”, - përcakton vendimi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *