Saturday, October 17, 2015
Serbia mes Rusisë dhe BE-së
Shkruan : Mr. Sc. Refik HASANI
Vizita e Presidentit të Federatës Ruse z.Vlladimir Putin , në Beograd që ndodhi në Tetor të vitit 2014
, është shumë më shumë se një lajm jo vetëm për këtë pjesë të Ballkanit por edhe më gjërë. Kur i shtojmë që kjo vizitë është bërë në një periudhë të ndieshme kur SHBA dhe BE-ja kan vendosur sanksione Ekonomike ndaj Rusisë kurse Beogradi nuk ka mbështetur këto sanksione dhe në anën tjetër dëshiron të jetë pjesë e integrimeve të Europës.
Presidentit të Rusisë z.PUTIN në Beograd , ië shtë bërë një parad ushtarake më e madhe që nga koha që Serbia është si shtet nga shpërbërja e Jugosllavisë. Kjo është lojë me dy teha për Serbinë që dëshiron të ndjek dy kurse-rrugë paralel në të njëjtën kohë: Të mos largohet nga BE-ja dhe sa më afër Rusisë të qëndroj. Në njërën anë do të jetë pjesë aktive e zhvillimeve të Europës dhe në anën tjetër për asnjë çastë të mos shkëputet nga rruga duke qëndruar shumë afër vllaut të madhë të besimit dhe si blloku ushtarak socialist . Serbia kështu dëshiron dhe mundohet të luan kartën sikur dikur ish-Jugosllavia nuk bënte pjesë as në paktin Veri-Atlantik NATO e as në paktin ushtarak të Varshavës,por ishte njëra ndër themeluesit dhe aktive të shteteve të painkuadruara. Serbia kështu kalkulon dhe bën llogarin pa hangjiun sepse tani mendojm që është duke u kuptuar. Ende nuk është shkëputur nga e kaluara kjo tregohet në pritjen që i’u bë Presidentit të Federatës Ruse . Po ashtu kjo tregon qartë që mbështetet fundë e krye struktura të ish paktit të Varshavës . Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë që Serbia don të jetë në një farë mënyre edhe me Rusin edhe me shtetet Europian & SHBA-në, duke menduar ta ruaj dominimin si super fuqi mbi shtetet e tanishme që dikur përbënin RSFJ-në . Prandaj jo rastësisht sot Serbia mban pengë Bosnjë Hercegovinën , duke penguar shumë shtetin e Kosovës , por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci , Malë të Zi , Maqedoni. Strukturat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian duhet më qartë t’i bëjnë me dije Serbisë që mos t’ia lehtësojn kushtet dhe favorizojn pasi ishte agresore dhe bëri gjenocidë në hapsira të ish-Jugosllavisë . Beogradit duhet të përcaktohet çart në kohë dhe happsirë cilën rrugë dëshiron ta ndjek . Por edhe kushte që duhet plotësuar nëse don të jetë pjes e Europës : Si ta njoh Kosovën si shtet dhe deri sa të mos heqë dorë nga ndikimet veçmas në BeH dhe Kosovë. Edhe mbrenda Serbisë t’ua njoh të drejtat individuale dhe kolektive dhe të ndal diskriminimin ndaj Rajoneve apo Krahinave që jan ende homogjene me territor dhe popullat: Hungarezëve në Vojvodinë , Boshnjakëve në Sangjak , Shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc Preshevë , Bullgarëve në Dimitrovgrad ,Privat , Bosilevgrad etj . Koncepti që tani po aplikon Serbia është edhe me Rusinë edhe me BE-në , por këto jan dy koncept jo të njëjta por me dallime bukur të mëdha. Beogradi shumë më afër është pro-Kremlinit se sa me BE-në. Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit , të kaluarës dhe të së ardhmes , në mesë të dy koncepteve dhe dy bloqev ushtarake .
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *