Shqipëtarët kujtojnë me nderim 15 vjetorin e ndarjes nga jeta të një
prej rilindasve të fundit të kombit tonë, Aristidh Kolës.
Ai i përkiste
një brezi që u orvat të ringjallte shqiptarësinë e arvanitasve në Greqi,
në mburrje të prejardhjes së tyre shqiptare, në mbrojtje të gjuhës sonë
dhe të identitetit të veçantë kulturor të arbërorëve të Greqisë.
Kola drejtoi për më shumë se një dekadë Lidhjen e Arvanitasve të
Greqisë, shoqatën e parë dhe të vetme, që tentonte të promovonte të
drejtat e kësaj pjese të kombit shqiptar. Ai shkroi dhjetra libra dhe
botoi të përmuajshmen “Besa”, median e vetme shqiptaro-greke, që u
dedikohej arvanitasve.
Ai ishte kampioni i të drejtave të mohuara me dhunë ndaj një popullsie,
që ende e ruan fshehtazi gjuhën e të parëve dhe e mbrujt, edhe pse jo në
publik, identifikimin me kombin shqiptar. Për këto përpjekje, Aristidh
Kola u syrgjynos nga nacionalizmi grek, u kërcënua dhe u shantazhua, por
nuk ndaloi deri në vdekje të ringrinte frymën kombëtare brenda
komunitetit të vetë.
Puna e tij nuk pati mbështetjen e nevojshme të udhëheqjes politike
shqiptare, fakt të cilën do ta vendoste disa herë në pah. Ai u gjend i
vetëm përballë një shteti dhe një elite nacionaliste, që kishte mjetet
dhe mundësitë për të pushuar kauzën e tij.
Kola vdiq, nga një sëmundje që u agravua më shpejtë se normalja.
Mirëpo, la pas një punë të vyer, që vërtetoi se shqiptarësia e
arvanitasve nuk mund të humbasi kurrë, por rri e fshehur nga frika e
sulmeve dhe dhunës.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkujton me respekt këtë figurë të
madhe të kombit tonë, një ndër rilindasit e fundit, që dha gjithçka për
Atdheun. Shpresojmë që shteti shqiptar të çojë përpara punën e Kolës,
duke mbështetur dhjetra të rinj arvanitas që punojnë për këtë kauzë të
drejtë, me frymëzimin e tij. (PDIU)
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *