Monday, June 22, 2015

SHQIPERIA IME !

Nga: Leon Molla

Shqipëria ime, mos harro se u lave me gjak, u rrethove me gjemba, bijt dhe bijat tuaja u masakruan në mënyra më të pashembullta që ka njohur bota në shekullin XX.
Shqipëria ime, të vurën në një sprovë të rëndë, në qafë kishe litarin, në trup të djegen plumbat, në këmbë të shtërnguan pincat e hekurta të një sistemi monstruoz. Shqipëria ime, të mbyllën gojën me ''fletë rrufe'', të syrgjynosën mbrenda trupit tënd, të vranë psikologjikisht.

Shqipëria ime, të shkatërruan Kulturën dhe Besimin, të shuan dyert më të mëdha të zemres tënde, i detyruan bijt dhe bijat tuaja të arratisen nga gjiri juaj. Mos harro Shqipëria ime, sepse bijt dhe bijat tuaja nuk e harrojnë të kaluaren, përsëri do kthehen në gjirin tënd nga Toka, Ajri apo Deti për të rikthyer identitetin tënd të rrëmbyer padrejtësisht nga bijt e ''Kulqedrës së Kuqe''.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *