Dhjetëra deputetë polakë kanë hequr kostumet e kravatat, kanë marrë
pushkët dhe kanë dalë në betejë. Ky akt simbolik, për momentin, vjen në
kohën kur nervozimi për sigurinë e kërcënuar të vendit vijon të rritet.
Sigurisht arsyeja është Ukraina, e cila ka muaj që vuan luftën në dukje e brendshme, por që për perëndimorët ky është skenar i Rusisë. Polonia i trembet idesë, që pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në lindje të fqinjit të saj, shumë shpejt do ti vijë radha dhe do të shndërrohet në objektiv të rusëve.
Parlamentarët i janë përgjigjur thirrjes së kreut të parlamentit vendas Radek Sikorski, i cili njoftoi në muajin mars se trajnimi ushtarak bëhet për shkak të “kohëve të trazuara” që kanë ardhur, të cilat sipas tij kërkojnë një gatishmëri për të mbrojtur vendin.
“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për rritjen e moralit të ushtrisë sonë dhe të popullatës, deklaron për New York Times deputeti John Godson, pasi kthimit nga trajnimi në varshavë, duke shtuar se do ti kishte pëlqyer të qëndronte edhe më shumë.
Godson ishte i pari 50 ligjvënësit që morën pjesë në stërvitjet ushtarake. Edhe pse në sfond të dukshëm simbolik, trajnimet ishin serioze dhe të zhvilluara me profesionalitet të lartë. Deputëtët , shumica prej të cilëve pa ekseprincë ushtarake pasi nuk kanë kryer ushtrinë, kanë mësuar përdorimin e armëve të ndryshme, gjuajtjet me granada, zvarritjet në tokë dhe mënyrate ndryshme të vetmbrojtjes.
Ushtria e Polonisë numëron rreth 100,000 trupa, me rreth 20,000 rezervistë. Pavarësisht shifrave të fuqishme, ministri i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, u ka bërë thirrje burrave dhe grave në moshën midis 18 dhe 50 vjeç dhe pa përvojë ushtarake, që të regjistrohen për stërvitje.
Sipas AP-së, më shumë se 2,000 njerëz janë përgjigjur deri më tani.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *