Janë tri figura të Rilindjes Kombëtare, që serbo-grekët, nuk duan
kurrsesi të qëndrojnë në vendet ku ata kanë pretendimet e tyre
nacionaliste. Në Veri, në Mitrovicë, është Isa Boletini, në Shqipërinë
Jugore në Përmet, është Naim Frashëri
dhe në Korçë Themistokli Gërmenji.
Drejtori i pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet thotë: “Peshkopi Janullatos ka ngulur këmbë të prishet Shtëpia e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet. Athina kërkon ta lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare”. Konflikti gjyqësor midis qendrës kulturore të Bashkisë Përmet dhe kishës ortodokse të Përmetit, filloi më 25 shtator 1947 dhe përfundoi më 5 maj 2004. Të tria shkallët e gjyqësorit vendosën: “Pallati i Kulturës “NAIM FFRASHERI”, të mos tjetërsohet për tu kthyer në kishë, por të vazhdojë e të shërbejë si tempull i kulturës në zëmër të Përmetit. Të tre vendimet e gjyqësorit, u vlerësuan të rregullta, nga Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 66, datë 5-5-2004.
Por Janullatosi nuk e njohu vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e cilësoi pallatin e kulturës në Përmet, “kishë e Shën Mërisë” (që nuk ka qenë Kurrë kishë). Koloneli Peshkop Janullatos, si guvernator që njeh veten e tij në shërbim të grekut, urdhëron agjentët grekë dhe shqiptaro-grekë, që godina e Pallatit të kulturës “Naim Frashëri” te shkatërrohet plotësisht, duke lënë vetëm muret rrethuese dhe ndërkohë në brendësi të saj të ndërtohet kisha. Punimet filluan fshehurazi natën, kamionët hynin dhe dilnin për të ngritur kishën pa leje. Ish drejtori i pallatit të Kulturës në Përmet, Kastriot Bezati, shton, se kisha ortodokse kërkon të vrasë identitetin dhe kulturën kombëtare, duke tentuar të instalojë në Përmet Helenizimin. Më në fund pas përplasjeve të ashpra me lamashët e Janullatosit, ata u larguan si të dh…
Skandali tjetër ndodhi në Korçë: Shembet shtëpia e Themistokli Gërmenjit, të shtunën më 11 gusht 2012, në mëngjes ajo u gjet gërmadhë. Rrëzojnë “Shtëpinë e flamurit” të ngritur më 8 dhjetor 1916. Kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, tha se, godina ku Gërmenji shpalli Korçën “Krahinë Autonome” u shemb gjatë natës me mjete të rënda (buldozerë).
Tani kthehemi në Veri, në Mitrovicë tek Isa Boletini. Vendimi i Këshillit organizativ për rivarosjen e eshtrave të heroit kombëtar, ISA BOLETINI, në Vlorë, ka ngjallur reagime te familjarët e tij, te kryetari i Komunës së Mitrovicës edhe tek ne këtu në Çikago. Të alarmuar me vendimin, familjarët e Isa Boletinit dhe banorë nga fshati Boletin, i kanë kërkuar Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, që të mos lejojë largimin e eshtrave të ISA BOLETINIT nga Mitrovica:
“ISAI nuk ka luftuar për të shkuar e për t’u prehur atje, por ka luftuar për të qëndruar në Boletin. E kanë lutur duke i afruar pasuri në Turqi e gjithandej, por Isai ka thënë se më shumë do të kishte dashur një gur të Boletinit se sa gjithë pasurinë që do i jepnin, Dhe sot, nuk mund të lejojmë që ata ta marrin e ta dërgojnë në Vlorë, jo”, tha Skënder Boletini, “ISA BOLETINI është i Boletinit, i Mitrovicës, i Kosovës dhe i krejt Shqipërisë.
Unë dhe gjithë familja boletini, afrojmë përkrahjen e plotë për angazhimin dhe rivarrosjen e eshtrave të ISA BOLETINIT në Boletin”, tha Sadik Boletini, “Nuk do të më ndalë askush. Nuk po dua të them të fundit, por mendoj se kryeministri do t’ia vejë gishtin kokës dhe do ta mendojë mirë, se kjo punë nuk do të mund të bëhet …
Ne do të bëjmë gjithçka dhe ISA BOLETINI do të varroset në vendin e vet. …”, tha Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës.
Kryetari i Gjilanit, nga radhët e KLD-së, Lutfi Haziri tha se, heroi kombëtar ISA BOLETINI duhet të pushoje aty ku i ka pritur topat kundër “mbretërisë” sërbo-kroate-sllovene.
Edhe “Nisma për Kosovën” e sheh këtë, si një vrasje të dytë të heroit, duke thënë se, Vlora nuk është zgjedhur për ta nderuar, pasi kjo çështje është negociuar me serbinë.
Vendi ku është parashikuar, që të bëhet rivarrimi i eshtrave të Isa Buletinit, ndodhet brenda hapësirës së kullës së tij. Ai, bashkë me bashkëluftëtarët e tij janë vrarë më 23 janar 1916, në Podgoricë të Malit të Zi. (TOP ÇANNEL 14 – 5- 2015)
Pra, shikoni si sinkronizohen grekët me serbët, për të vepruar kundër Rilindjes sonë Kombëtare. Pak kohë më parë, Koloneli Janullatos, doli hapur duke thënë: “Ne do të luftojmë kudra Rilindjes Kombëtare Shqiptare”. Shqipërinë e Jugut, që greket e quajnë Vorio-Epir, Janullatos e do të pastër pa figura të Rilindjes sonë Kombëtare, prandaj ai u vu kundra figurës “Naim Frashëri” të shtëpisë së kulturës dhe kundër shtëpisë muze të Themistokli Gërmenjit në Korçë.
Ka mjaft figura të politikës Kosovare që kanë thënë se, rivarrosja e eshtrave të Buletinit kudo tjetër është gabim, përveçse në Kullën e tij.
Rasim Bebo, Addison, Çikago, 15 maj 2015

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *