Pavlos cimas anti'shqiptari cmendur serisht nderhyn ne punet e brendeshme te shqiperise;
Gazeta prestigjoze greke “Kathimerini” e ka parë në një këndvështrim të saj qëndrimin e Edi Ramës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ajo thotë se me deklartatat nacionaliste kryeministri shqiptar ka zhgënjyer ndërkombëtarët që besuan dhe investuan te ai si një lider perëndimor që do të udhëhiqte Shqipërinë në familjen euopiane:
“Edi Rama hyri në skenën politike të Shqipërisë me kurorën e një lideri modern. Si kryetar i bashkisë së Tiranës tregoi se kishte ide të reja dhe një vizion europian.
Shumë besuan dhe në veçanti europianët dhe amerikanët se më në fund u gjet lideri që do t’ë ndryshonte imazhin e Shqipërisë.
Vendi kishte nevojë të udhëhiqej nga një person publik me një kulturë tjetër politike, pasi ndërkombëtarët ishin lodhur duke I tërhequr vëmendjen Berishës sa herë ky i fundit delironte i frymëzuar nga “Shqipëria e Madhe” apo “Natyrale”. Investuan tek Edi Rama me besimin se ai do të udhëhiqte përpjekjen që “vendi i shqiponjave” të hapte një faqe të re, duke përshpejtuar reformimin e strukturave anakronike dhe autoritariste të një shteti partiak dhe të korruptuar.
U zhgenjyen të gjithë.Jo vetëm që mbetën në baltë premtimet për modernizimin e shtetit dhe shoqërisë, por Edi Rama rreh në të njëjtën hava të konfliktit politik dhe nacionalizimit. Kur rrëmbëhet në parlament me kundërshtarët e tij politikë sin ë një atmosferë rruge, ky është problem i shqiptarëve që durojnë dhe pranojnë të tilla fenomene. Por kur ndërhyn me predikime për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke kërcënuar se “kjo do të ndodhë ose si një proces i kuptueshëm në kuadrin e integrimit të dy vendeve në Bashkimit Europian ose do të realizohet si një reagim ndaj verbërisë dhe plogështisë së Bashkimit Evropian” atëherë ai bëhet i rrezikshëm për stabilitetin rajonal.
Nuk mundet që një kryeministër të jetë injorant në histori, se nëse për t’u hakmarrë ndaj europianëve shkrin kufijtë dhe bashkohet me Kosovën dhe komuniteti ndërkombëtar e pranon, pse mos ta bëjnë këtë edhe shqiptarët e Maqedonisë, serbët e Veriut të Kosobës apo serbët e Bosnjës dhe Kranjës të krijojnë Serbinë e Madhe. Pse mos të kërkojnë edhe grekët e jugut të Shqipërisë të bashkohen me Greqinë, e kështu me radhë. Ndoshta Rama nuk po e kupron që luan me zjarrin dhe se me të tilla krekosje nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian” shkruan Kathimerini.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *