Perëndia Thot, krijuesi i alfabetit të lashtë egjiptian, si gërma
fonetike morri tingullin e parë të emrit të figurës që vizatohej, dhe
emri i dorës fillon me gërmën D vetëm në gjuhën shqipe. Dora (mano)
sipas gnosticizmit do të thotë Zoti i Dritës. (32) Hiroglifi-figurë i
dorës, me kalimin e kohës (grafika nr.III, lart) ka pësuar ndryshime,
por i pandryshuar mbeti fakti se në mite, këto gërma kanë emërtuar
gjithëmonë Zotin. Pra jo vetëm fjala “nëfillim” është shqip, por edhe
gërma “yod” e alfabetit hebre (simbol i Zotit) e ka origjinën nga gjuha
shqipe/arbërishte e Thotit pellazg.
Nga Fatbardha Demi
Por hebrenjtë nuk morrën vetëm shkronjat nga egjiptianët. Studiuesi Dr. Arif Mati pohon se “Hebrenjtë i kanë huazuar nga egjiptianët bazat e tyre fetare, ligjet, rregullat e higjenës dhe supersticionet e tyre” (33) Studiues të shumtë, vëren edhe M.Eliade, pohojnë se besimi hebraik nuk kishte “krijuar” asnjë mit (…) Gjenia e besimit të Izraelit qëndronte në faktin se “Lidhjen e Zotit me popullin e zgjedhur, e kishte transformuar në një histori të shenjtë” .(34)
Në vijim të tezës sonë, edhe Plisi është një nga dëshmitë e origjinës pellazge të Biblës hebraike.
Në pikturat e piramidës (qytetit Deir el-Medîneh,Tebë) e cila mendohet së i përket periudhës së Ramsesit II, (fig.1 poshtë) vihen re figura femrore me qeleshe, që besoj se pasqyron një priftëreshë. Pamje të tilla janë shumë të ralla në artin egjiptian. Me Plis (pak më të zgjatur) është paraqitur Perëndia Horos, Osiris dhe disa Faraonë. Këtë formë të Plisit e gjejmë edhe tek priftërinjtë etruskë.
Të bije në sy, se si Faraoni egjiptian (fig.2), Ismaili biblik, Danieli (fig.3) dhe Noe, në pikturën e Xh.Tissot, kanë të lidhur mbi qeleshe një rrobë apo shami, siç e përdorin edhe shqiptarët e Veriut të shek.20 (fig.4,5) dhe të Jugut historik (Arvanitasit). Ne vërejmë të habitur së si trashëgohet për mijëra vjet një traditë edhe në veshje, e cila patjetër do të ketë një kuptim besimtar meqënëse lidhet tek Plisi. “Rëndësia e një ideje besimtare-pohon M.Eliade – faktohet nga aftësia e saj ‘për të mbijetuar’në periudhat e mëvonshme” (36)
(35)
Siç pamë nga materiali i deritanishëm, në të gjitha pikturat e Xh.Tissotit ku paraqiten figurat biblike dhe fisi hebre (levit) me Plisin e shqipetarëve të sotëm (simbol i mitit pellazg të krijimit), kemi përputhje edhe me faktet gjuhësore dhe arkeologjike. Kjo i jep pikturave të tij, vlerën e një dokumenti historik.
Përfundimi i dytë: Emërtimi i librit të ligjeve të shkruar nga Moisiu -Torah- është vetë emri i Zotit. Si fjalë simbolike, gjen shprehjen e saj të plotë, vetëm në gjuhën shqipe. (Xh.Katapano) Brënda saj, ka fjalë shqipe të pa përkthyera dot, por të shkruara me gërma hebraike. SHENJA e Zotit në alfabetin hebre (Yod) e ka origjinën nga alfabeti fonetik i Perëndise pellazge Thot (Tot), nisur nga emri „dora“ siç emertohet edhe sot në shqip.
Ndryshimi grafik dhe i tingullit të gërmës gjatë periudhave historike (D > Z > I > yod), shpreh ndryshimin në mite, por gjithëmonë ka përfaqësuar një figurë: Krijuesin, dhe historikisht kanë shërbyer si rrënjë për emrin apo simbolin e tij (lat:deus, sanskr : deva, iran : div ; kanaen: El ose Il; shqip:Zot; lit: diewas etj.) Rrënja «Di» si emër i Zotit (Dio), në dialektin çam të gjuhës shqipe, shpreh Dijen dhe Driten. Të gjitha këto fakte, dëshmojnë së historia e Biblës është shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe nga Moisiu.
Duhet të shënoj se: Shqipetaro-Arbërit e sotëm janë pasardhësit e mbetur të një race shumë të madhe pellazgjike të Lashtësisë. Sipas studiuesit austriak J.Hahn (Johann Georg von Hahn 1811-1869) „Shqipetarët janë Pellazgët e Rinj“ (37), tezë e mbështetur edhe nga shumë studiues të tjerë të më vonshëm shqipetarë dhe të huaj.
Gjurmët e Pellazgëve sot shfaqen në gjuhë, arkeologji, mite dhe simbolet fetare, tek shumë popuj të Europës, Azisë e më gjerë. Shkruajmë „Pëllazgo-shqipetarët“ sepse emërtimi „shqipetar“ shpreh një simbol shumë të lashtë mitik-shqiponjën, dhe është po aq i vjetër sa emertimi pellazg apo ilir dhe jo i shekullit 15, siç e trajtojnë disa studiues të cilët nuk kanë njohuri mbi besimin dhe mitollogjinë e Lashtë.
Tissot shprehës i simboleve të besimit pellazg dhe traditës së shqipetarëve
Xh.Tissot nuk bën pjesë në rradhën e studiuesve, udhëtarëve apo të punësuarve nga Perandoria Osmane, që kanë njohur trevat historike dhe popullin shqipetar. Por në pikturat e tij (me aq sa kemi patur mundësi të njihemi) në ciklin mbi Biblën, figurat kryesore dhe pasuesit e tyre, shprehen me karakteristika të veshjes dhe simboleve pellazgo-shqipetare, që ruhen edhe në ditët e sotme, siç do ta vërejmë më poshtë.
Ngjashmëria në tregimin biblik midis Moisiut dhe Noe është se të dy kanë bërë “marrëveshje me Zotin” për t’iu bindur dhe zbatuar ligjet e tij. Si shenjë të marrëveshjes me Noe, për të mos shkaktuar përmbytje që do të zhdukte njerëzimin, Zoti çfaqi Ylberin (Genesi, IX, 6-17). (38)
(39)
Në pikturën (fig.1 lartë) e Xh.Tissot duket “shenja” e Zotit-ylberi. Kjo fjalë në gjuhën shqipe shpreh qartësisht mitin (yll+bëri) dmth tregoi praninë e tij. Edhe në disa gjuhë të tjera, emri i ylberit ka lidhje me emrin apo simbolin e Krijuesit (lat. Iridis; it. Arcobaleno; gr. ουράνιο τόξο [Ouránio tóxo]; katalane.Arc de Sant Martí, etj.), por aty gjen vetëm shpjegimin mitik dhe jo atë gjuhësor.
Në pikturën (fig.1, lartë), përveç Plisit të rrethuar me një shami, na habit edhe një detaj tjetër në veshjen e familjes biblike – thekët – që zbukurojnë përparset e mbrapme të femrave. Veshja e traditës shqipetare e ka të theksuar përdorimin e thekëve si në brez, përparset e vogla përpara dhe mbrapa trupit, në shamitë e kokës, në trasta, mbulesa si dhe në veshjen e burrave të Shqiperisë së Mesme (Brooklyn Museum) (fig.2,3 lartë). Edhe sot ne i shikojmë tek besimtarët hebrej fijet (simbolike) që zgjaten në veshjen e burrave, që tregon rolin e tyre besimtar. Duke parë pikturat kushtuar Biblës hebraike, të krijohet bindja se Xh.Tissot nuk ka qenë vetëm njohës i mirë i saj, por edhe i simboleve të lashta të besimit parakristian. Këtë e dëshmon edhe një detaj tjetër në veshjen e profetëve dhe ëngjëjve, por edhe tek shqipetarët dhe ka lidhje me simbolin kryesor të Kristianizmit: KRYQIN.
Në materialet arkeologjike Kryqi në besimin pellazg përfaqson grafikisht Yllin, fytyrën kozmike të Zotit dhe origjina e këtij simboli, sqarohet me gjuhën shqipe. Në Enciklopedinë Judaike (Encyclopaedia Judaica, vol.7. NY, Gale, 2007 pag.672) emërtimi i lashtë i Zotit është ‘El’ që korespondon me ‘Ilu’ në gjuhën akadiane (akkadian) dhe ‘El’ ose ‘Il’, në gjuhën e kanaene (caanite) por nuk dihet origjina e tij. Pranohet përgjithsisht se rrënja vjen prej ‘Yl’ ose ‘Wl’ nënkupton “të jesh i fuqishem” ose “i pushtetshëm”.(40) Misteri i origjinës së emrit të Zotit në gjuhët e lashta semitike (akadiane, kanaene dhe me vone hebraike), zbulohet në shqip, ku rrënja “yll” (dial.çam Il) jep kuptimin gjuhësor e mitik, të simbolit kozmik të Zotit-Yllin.
Studiuesja e shkrimeve në gur në Shqiperi, Greqi, Itali dhe shumë vënde të tjera, Nermin Vlora Falaski (“Patrimonio linguistico e genetico Probabilita della Monogenesi delle Parole”) pohon se: „Yll“ ( yj-yjnor-hyjneron) nuk e kam gjetur në asnjë gjuhë tjetër me perjashtim të shqipes (…) megjithëse ishte e përhapur në të gjitha mbishkrimet e lashtësisë, nga Egjeu deri në Atllantik (41) Në dy pikturat e para të piktorit,(fig.1,2 poshtë) profeti dhe ëngjëlli, zbatuesi i urdhërave të Zotit, kanë në veshjen e tyre formën e kryqit, sikurse edhe Ilirët e lashtë, Faraoni egjiptian dhe shqipetarët e ditëve tona. Është një fill kohor dhjetra-mijë vjeçar i simbolit, po të kemi parasysh, se shenja (X) është nga më të herëshmet tek njeriut i shpellave. Duke filluar nga e majta në të djathtë (poshtë): Profeti Ezekiel dhe (fragment) Engjëjt që përzenë Adamin dhe Evën nga Parajsa- Xh.Tissot ; objekt i periudhës ilire; Libri i të vdekurve, Deir el – Madina , Dinastia XVIII (1428-1351 pK); Veshje e traditës nga Gjirokastra, shek. 20 Shqipëri.
(42)
Në gjuhën shqipe (dial.çam) fjala Krijues, Kryq (Kri-q), Krisht (Kri-sht) kanë origjinë mitike prej emrit Kokë (Kri-et). Në lashtësi, shumë fjalë janë formuar nga e njejta rrënjë, kur kanë patur lidhje në mitin e besimit.
Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi, piktori i shquar francez, Plisin?
Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi t’i japim pëgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet llogjike. Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm Faraonët më të shquar të Egjiptit të lashtë , por edhe Mbretër/Profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme dhe Qëndrore (fig.poshtë). Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek idea, se në lashtësi, Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.
Një kokë me Plis, fragment i statujave gjigande mbi 9 metra të larta, të shoqëruara nga shqiponja, pranë varrit të Mbretit Antiochus Theos Commagene pranë Malit Nemrut . (Turqia lindore, në kufi me Armeninë) (43)
Përfundimi:
Qëllimi i studimit nuk ishte thjesht të kënaqim kureshtjen tonë në lidhje me Plisin e shqipetarëve në pikturat e Xh.Tissot. Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ay shqipetar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keq-shpjeguar nga ana shkencore. Detyra që i vuri vetes Xh.Tissot për të pasqyruar sa më besnikërisht Historinë e Biblës hebraike, e çoi në mënyrë të pavetëdishme, në zbulimin e Plisit të pellazgo-shqipetarëve dhe të simboleve të besimit të parë euro-afro-aziatik. Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqipetarëve.
Faktet e sjella tregojnë, se popujt e lashtë e dëshmonin përkatësinë e tyre fisnore dhe besimin, edhe me gjestet, ngjyrat, zbukurimet, pjesët dhe formën e veshjes, e deri tek modeli i flokëve e detaje të tjera, të cilat nuk u përmëndën për të mos u zgjatur.
Ky studim zbulon gjithashtu një nga dukuritë universale të shoqërisë njerëzore: nga njëra anë «luftën», përpjekjen titanike të popujve drejt së ardhmes dhe nga ana tjetër, po një «luftë» për të ruajtur çdo trashëgimi të pasurisë së tyre shpirtërore që nga zanafilla. Ky fill lidhës i dy poleve të kundërta kohore, (të së shkuarës dhe të ardhmes), përbën atë që emërtohet «palca kurrizore» e një Kombi. Siç vëren eruditi arbëresh Xh.Krispi “Kombi i lashtë i ruan, si gjuhën ashtu dhe zakonet“.(44)
FUND
BURIMI: Everteta.al

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *