Tuesday, April 14, 2015

HETIMI I BRITANIKEVE PER TRAGJEDINE CAME

Britanikët kryen një hetim mbi pasojat e vërteta të tragjedisë çame, si dhe për akuzat për keqtrajtime, qoftë nga shqiptarët e qoftë nga grekët. Gjatë vjeshtës së vitit 1944, një kapiten i ushtrisë britanike, Harlou udhëtoi në jug të Shqipërisë për të mbledhur informacion në lidhje me shqetësimet për dëbimin e minoritetit shqiptar nga Çamëria. Në datën 13 dhjetor 1944, komanda ushtarake e britanikëve në Bari të Italisë dërgoi drejt Londrës përfundimet dhe të dhënat e raportit të kapitenit britanik, të cilat më pas gjenden pothuajse në çdo raport zyrtar të tyre për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ky raport i dhjetorit 1944, duket se ishte mjaft i rëndësishëm për britanikët.
Fotot janë realizuar nga Jani Ristani, në vitin 1945, në kampet e ndryshme të çamëve në Shqipëri, si dhe kongresin që ata bënë po atë vit. Këto foto u bënë për llogari të UNRRA-s, Organizatës Ndërkombëtare të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara.

Siç tregon ky raport, kapiteni Harloi udhëtoi në jug të Shqipërisë me një përkthyes që ai e vlerësoi si progrek. Ai kishte për qëllim të shikonte nga afër gjendjen e të larguarve shqiptarë nga Greqia, si dhe të hetonte akuzat e palës greke, sipas të cilave shqiptarët po keqtrajtonin minoritetin grek në Shqipëri. Të dhënat e këtij raporti janë mjaft interesante. Kështu, kapiteni britanik raportoi edhe shifra reale të tragjedisë çame, duke i marrë nga terreni dhe informacionin që kishin mbledhur agjentët probritanikë. Sipas tij, ishin mbi 18 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia dhe kishin humbur jetën rreth 800 prej tyre. “Në këtë moment, i gjithë minoriteti shqiptar në Filat ndodhet në jugun e Shqipërisë dhe numri i tyre është rreth 18 mijë vetë. Ky evakuim ka vazhduar për muaj të tërë dhe së fundmi është përshpejtuar për shkak të frikës nga reprezalja e Zervës. Ka një kamp të madh transit për këta refugjatë në zonën e Sarandës dhe ka përpjekje për t’i çuar ata në zona të tjera, ku ka më shumë ushqim, shtëpi dhe lehtësi të tjera.

Shumë prej tyre janë lëvizur dhe i kanë çuar më në veri, madje edhe më larg Tiranës. Për shkak të situatës ekonomike, këta refugjatë po vdesin dita-ditës (me një kalkulim, mesatarisht vdesin 4 veta në ditë) dhe partizanët shqiptarë po konsiderojnë mundësinë për t’i detyruar ata t’i kthejnë edhe një herë në Greqi. Kur gjermanët u tërhoqën në muajin shtator, forcat e Zervës patën mundësinë të hakmerren në shkallë të gjerë, duke vrarë rreth 800 shqiptarë. Kjo shifër rreth 800 vetë është cituar nga shumë burime. Mundësia që minoriteti shqiptar në Greqi është udhëzuar në mënyrë sekrete për tu tërhequr në Shqipëri është hetuar nga kapiteni Harlou dhe ai mendon se kjo nuk është e vërtetë;, thuhet në komandën britanike, më 13 dhjetor 1944. Ai shton më tej se minoriteti shqiptar nuk trajtohej mirë nga partizanët shqiptarë-komunistë, pasi i shihnin me dyshim. “Është e mundshme që partizanët shqiptarë nuk kanë besim te minoriteti shqiptar i Greqisë, pasi kanë frikë se mes tyre ka shumë njerëz që janë progrekë dhe me këtë rast kanë penetruar në Shqipëri, me qëllim për të parapërgatitur dhe avancuar një pushtim grek;, raportoi Harlou.


AKUZAT E GREKËVE
Kapiteni Harlou shënoi në raportin e tij se përkthyesi i tij ishte progrek, por ai nuk i gjeti dot asnjë shembull konkret dhe real të reprezaljeve që ishin akuzuar shqiptarët ndaj minoritetit grek që jeton në jug të Shqipërisë. Gjithsesi, ai raportoi disa të dhëna interesante. Të rinj të minoritetit grek që shkonin në Greqi për tu bërë ushtarë të Zervës, personi që kreu masakrat ndaj shqiptarëve. Ushtaraku britanik raportoi se shumë prej tyre ishin nga radhët e partizanëve shqiptarë dhe nisur nga ky fakt, shumë prej tyre u bënë shembull. Atyre iu dogj shtëpia nga partizanët shqiptarë si paralajmërim dhe shenjë disipline.;Gjithsesi, gjatë 3 muajve të fundit, rreth më shumë se 600 të rinj grekë shkuan në jug, kaluan kufirin dhe u bashkuan me forcat e Zervës në afërsi të Janinës. Në lidhje me këtë çështje, kapiteni Harlou thotë se partizanët shqiptarë i cilësojnë si dezertime nga ushtria e tyre dhe sugjeron se këta të rinj e kanë justifikuar shkuarjen e tyre në Greqi, duke thënë se janë persekutuar. Nga këto ndëshkime janë prekur rreth 250 familje të ;dezertorëve&#; dhe partizanët përdorin një ndëshkim të njohur e të praktikuar nga të gjitha regjimet në Shqipëri ndër vite, siç është djegia e shtëpive dhe sekuestrimi i të gjithë mallit dhe pasurisë. Këto lloj reprezaljesh u ndërmorën në disa fshatra në jug, në linjën mes Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës.

Kryesisht janë 2 ose 3 raste për çdo fshat;, thuhet në raportin e tij. Kapiteti Harlou raportoi se nuk ka pasur prova që partizanë shqiptarë kanë përzënë grekët për në veri të Greqisë. ;Duke theksuar sa më sipër është e qartë se reprezaljet në disa prej familjeve greke janë motivuar nga dëshira për rregull dhe kontroll dhe nuk ishin as ndonjë persekucion i menduar ndaj minoritetit grek dhe as ndonjë reagim si hakmarrje për sa i përket situatës së minoritetit shqiptar në Greqi, u raportua më 13 dhjetor 1944.

DOKUMENTI I PLOTË
Raportohet se ka pasur persekutime të grekëve nga ana e shqiptarëve. Në paragrafin 3 tregohet se minoritetin grek në Shqipëri është trajtuar keq nga shqiptarët nga janari në prill 1944. Më tej, refugjatët grekë e ekzagjeruan historinë në lidhje me keqtrajtimet ndaj tyre. Kapiteni Harlou investigoi situatën aktuale dhe me vete kishte një përkthyes progrek dhe kjo siguroi panoramën më të rëndë që mundej, e cila do t’i paraqitej atij. Rezultatet nga ky investigim për grekët që jetojnë mes shqiptarëve, tregojnë në përgjithësi se partizanët shqiptarë janë duke u sjellë shumë korrektësisht ndaj minoritetit grek dhe se propaganda zyrtare e FNÇ-së theksonte se grekët do të kishin të njëjtat të drejta si shqiptarët.
Ministri për Rindërtimin e vendit ka deklaruar se fundmi në Gjirokastër minoriteti grek do të ketë shkollat që dëshiron të ketë. Gjithsesi, gjatë 3 muajve të fundit, rreth më shumë se 600 të rinj grekë shkuan në jug, kaluan kufirin dhe u bashkuan me forcat e Zervës në afërsi të Janinës. Në lidhje me këtë çështje, kapiteni Harlou thotë se partizanët shqiptarë i cilësojnë si dezertime nga ushtria e tyre dhe sugjeron se këta të rinj e kanë justifikuar shkuarjen e tyre në Greqi, duke thënë se janë persekutuar. Nisur nga kjo, partizanët shqiptarë në mënyrë të qëllimshme kanë ndëshkuar disa prej familjeve greke të përfshira në çështje të disiplinës, në mënyrë që të parandalojnë mos zbatimin e urdhrave të tyre.

Nga këto ndëshkime janë prekur rreth 250 familje të dezertoreve, dhe partizanët përdorin një ndëshkim të njohur e të praktikuar nga të gjitha regjimet në Shqipëri ndër vite, siç është djegia e shtëpive dhe sekuestrimi i të gjithë mallit dhe pasurisë. Këto lloj reprezaljesh u ndërmorën në disa fshatra në jug, në linjën mes Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës. Kryesisht janë 2 ose 3 raste për çdo fshat. Kapiteni Harlou theksoi se përkthyesi dhe shoqëruesi i tij progrek, nuk arriti të gjejë asnjë shembull të këtyre persekutimeve dhe për më tej, ai deklaronte se persekutime të ngjashme mund të ishin bërë edhe ndaj familjeve shqiptare. Nuk mund të quhen si rekrutim kur përpjekje të konsiderueshme për persekutime janë bërë. Kjo vlen si për grekët ashtu edhe për shqiptarët dhe kapiteni Harlou thekson se ka prova se në përgjithësi të rinjtë grekë janë trajtuar më mirë dhe me më shumë konsideratë sesa ata shqiptarë.

Ai theksoi se shumica e rasteve të paraqitura pranë oficerëve tanë për padrejtësi janë inspiruar nga dëshira familjare për të pasur favore dhe mbështetje tek oficeri ku denoncoheshin. Këto raste në fakt janë mundësi për t’i shpëtuar ligjit dhe rregullave të FNC-së dhe Harlou konsideron faktin se partizanët janë kryesisht korrektë kur vjen fjala për raste të tilla. Kapiteti Harlou thotë se nuk ka pasur prova që partizanë shqiptarë kanë përzënë grekët për në veri të Greqisë. Duke theksuar sa më sipër, është e qartë se reprezaljet në disa prej familjeve greke janë motivuar nga dëshira për rregull dhe kontroll, dhe nuk ishin as ndonjë persekucion i menduar ndaj minoritetit grek dhe as ndonjë reagim si hakmarrje për sa i përket situatës së minoritetit shqiptar në Greqi.

MINORITETI SHQIPTAR NË GREQI
Kapiteni Harlou ka siguruar këtë informacion nga agjentë të besuar dhe nga shumë burime në zonën e Gjirokastrës. Informacione të tjera nga civilë erdhën nga zona e Përmetit, një tregtar nga Delvina dhe oficeri i ngarkuar në kampin e refugjatëve në Sarandë. Sipas Kapitenit Harlou, informacioni që ai ka siguruar dhe regjistruar është arritur në kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme, dhe nuk lë vend për të dyshuar në vërtetësinë e tij. Në këtë moment, i gjithë minoriteti shqiptar në Filat ndodhet në jugun e Shqipërisë dhe numri i tyre është rreth 18 mijë vetë. Ky evakuim ka vazhduar për muaj të tërë dhe së fundmi është përshpejtuar për shkak të frikës nga reprezaljet e Zervës. Ka një kamp të madh transit për këta refugjatë në zonën e Sarandës dhe janë përpjekje për t’i çuar ata në zona të tjera ku ka më shumë ushqim, shtëpi dhe lehtësi të tjera. Shumë prej tyre janë lëvizur dhe i kanë çuar më në veri, madje edhe më larg Tiranës. Për shkak të situatës ekonomike, këta refugjatë po vdesin dita ditës (me një kalkulim, mesatarisht vdesin 4 veta në ditë) dhe partizanët shqiptarë po konsiderojnë mundësinë për t’i detyruar ata t’i kthejnë edhe njëherë në Greqi. Një nga agjentët e kapitenit Harlou foli me një nga këta refugjatë në zonën e Gjirokastrës. Ata të gjithë pranojnë se e gjithë kjo situatë nisi në muajin qershor. Kapiteti Harlou sugjeron se ata kanë tentuar të bindin partizanët se kanë luftuar kundër Zervës për të ndalur reprezaljet, pavarësisht se ishin një minoritet para tij.
Faksimile e kopjes së raportit të kaptenit britanik që dorëzohet nga komanda ushtarake e britanikëve në Bari të Italisë

Në qershor, minoriteti shqiptar me ndihmën e gjermanëve dhe nën influencën e mjaft prej shqiptarëve të njohur që kanë bashkëpunuar me gjermanët si Nuri Dino, masakruan nga 50 deri 150 simpatizantë të Zervës, gjatë tërheqjes së gjermanëve. Kur gjermanët u tërhoqën në muajin shtator, forcat e Zervës patën mundësinë të hakmerren në shkallë të gjerë, duke vrarë rreth 800 shqiptarë. Kjo shifër, rreth 800 veta është cituar nga shumë burime.

Mundësia që minoriteti shqiptar në Greqi është udhëzuar në mënyrë sekrete për t’u tërhequr në Shqipëri është hetuar nga Kapiteni Harlou dhe ai mendon se kjo nuk është e vërtetë. Është e mundshme që partizanët shqiptarë nuk kanë besim te minoriteti shqiptar i Greqisë, pasi kanë frikë se mes tyre ka shumë njerëz që janë progrekë dhe me këtë rast kanë penetruar në Shqipëri, me qëllim për të parapërgatitur dhe avancuar një pushtim grek.

SJELLJA E SHQIPTARËVE NË JUG TË SHQIPËRISË NË LIDHJE ME SITUATËN
Motivet nacionaliste dhe fetare janë tepër konfuze në Shqipërinë e jugut. Kapiteni Harlou beson se në lidhje me akuzat e persekutimit të ortodoksëve nga myslimanët nga regjimi i FNÇ-së, në fakt do të mirëpriste një pushtim të Greqisë. Kjo pikëpamje nuk duhet të merret parasysh, por duhet të merret në konsideratë se nacionalizmi ka shumë peshë dhe se diferencat fetare do të sheshoheshin, në rast të çdo tentative greke për pushtimin e Shqipërisë së jugut.

Përbërja e myslimanëve dhe kristianëve në këto zona llogaritet me 80 % të krishterë në qytetin e Korçës dhe 20 % myslimanë. Por në rang prefekture janë 55 % myslimanë në Korçë dhe vetëm 45 % të krishterë. Në Gjirokastër, qyteti është më shumicë myslimane, ndërsa vetë prefektura ka shumicë të krishterë. Ka tepër tension mes partizanëve dhe civilëve në lidhje me situatën e luftimeve në Greqi, por kapiteti Harlou nuk ishte në gjendje për të raportuar se çfarë thuhej konkretisht aty. Gjithsesi po e investigon edhe këtë pjesë. Gjithsesi në turma janë bërë thirrje të cilat janë pritur në mënyrë entuziaste nga njerëzit.

PREZENCA E PARTIZANËVE GREKË TË EAM
Kapiteni Harlou ka raportuar se kanë qenë disa oficerë të EAM-it në Gjirokastër dhe Korçë. Edhe në muajin dhjetor u raportua se disa trupa të EAM-it nga Florina u lejuan të kalojnë në datën 10 dhjetor, nga Korça për në Leskovik e më pas në Janinë. Marrëdhëniet mes FNÇ-së dhe EAM-it asnjëherë nuk kanë qenë shumë të përzemërta nisur nga fakti se EAM i ka kërkuar një plebishit për të shkëputur territor nga Shqipëria, ndërsa FNÇ-ja ka refuzuar plebishitin dhe ka sugjeruar për një status autonomie për këtë zonë. Oficerët e EAM-it në zonën e Gjirokastrës dukeshin se kishin një marrëdhënie shumë të mirë me partizanët shqiptarë atje, por sipas një burimi të inteligjencës që nuk është pjesë e partizanëve dhe u mor në pyetje nga kapiteni Harlou, kjo marrëdhënie mund të tingëllojë e tillë, por në fakt do të jetë e shkurtër, pasi të dyja palët kanë vetëm synime afatshkurtra në marrëdhëniet dypalëshe, pasi EAM është me të vërtetë e interesuar për pjesën jugore të Shqipërisë, në të njëjtën mënyrë siç edhe rivalët e saj politikë e kërkojnë.

Me shumë gjasa FNÇ-ja nuk ka ndonjë besim te motivet për kalimin e trupave të EAM-it nga territori shqiptar. Nëse forcat e EAM-it do të kërkojnë strehim në Shqipëri, atëherë nga ana e FNÇ-së kjo do të konsiderohet me shumë gjasa si një përpjekje manovre që një pjesë e grekëve të hyjnë paraprakisht në territorin shqiptar. Është më se e qartë se qeveria shqiptare e FNÇ-së është tepër nervoze në lidhje me situatën në Greqi nisur edhe nga marrëdhëniet që kanë britanikët me grekët. Brigadat ushtarake të partizanëve shqiptare me më shumë eksperiencë janë duke lëvizur për në jug të vendit dhe madje kanë marrë si konsulentë oficerë italianë, të cilët kanë shumë njohuri për këtë territor në pjesën e kufirit mes dy vendeve në veçanti. Duket që pjesa e kufirit në zonën e Korçës nuk është e vëzhguar nga shqiptarët dhe sipas kapiteni Harlou shumë shpejt do të ketë posta vëzhgimi nga ana e shqiptarëve.</p><p>Ky nervozitet i madh i partizanëve shqiptarë duket edhe te mënyra se si ata e trajtojnë minoritetin shqiptar të Greqisë, apo te kalimi i trupave greke të EAM-it në territorin e tyre. Duhet të theksohet se kjo çështje është me interes kombëtar për FNÇ, për të ngritur në këmbë shqiptarët me një ide të një pushtimi nga Greqia dhe Papandreu, në një kohë kur regjimi i tyre nuk është forcuar sa duhet.

Në të njëjtën kohë, propaganda e FNÇ-së është kthyer drejt një miqësie dhe bashkëpunimi me Greqinë dhe kjo sugjeron faktin se papritur FNÇ-ja e kuptuar se çfarë komplikimesh ndërkombëtare mund të ngrejë me Greqinë. Ata e provuan një herë gjatë verës së 1944 me ato që iu bënë familjeve greke në Shqipëri, që kishin anëtarë që dezertonin nga radhët e tyre dhe kjo çështje pati reagim ndërkombëtar.
(Faleminderit gazeta Panorama per kete shkrim)

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *