Populli i Plavës dhe Gucisë kërkon njëzëri bashkimin me Mëmëdheun*.
Gazeta
njofton se prej disa ditësh gjenden në Tiranë përfaqësuesit e Plavës
dhe Gucisë, të cilët kanë paraqitur pranë autoriteteve të larta një
memorandum në të cilin duke pasqyruar aspiratat e popullsive të cilat
përfaqësojnë dhe në bazë të rendit të ri të vendosur nga Fuqitë e
Boshtit në Ballkan, kërkojnë drejtësi për vendin e tyre pra ribashkimin
me Mëmëdheun. Memorandumi i paraqitur përmban 10 paragrafë në të cilët,
pasi nënvizohen aspiratat e popullsive të sipërpërmendura dhe faktin që
historia shqiptare kujton me krenari heroizmin e këtyre krahinave në
luftërat kundër armikut, listohen barbaritë dhe masakrat e serbëve dhe
malazezëve gjatë periudhës së pushtimit. Memorandumi përfundon duke
pohuar se populli i Kosovës shpreh besimin e tij të plotës drejt Duçes
së Fashizmit dhe Fuhrerit të Nacional-socializmit të cilët me siguri do
të njohin të drejtat që Kosovës i janë mohuar deri më tash.
(Vijojnë emrat e përfaqësueseve)
Plava dhe Gucia Autoriteteve të Larta.
Përfaqësuesit
e popullit të Plavës dhe Gucisë i drejtojnë Shk. Mëkëmbësit të
Përgjithsëm; Shk. Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Shk.
Kryetarit të Këshillit të Epërm Korporativ Fashist telegramin e
mëposhtëm:
“Të nënshkruarit, të ngarkuar nga populli i Plavës dhe Gucisë, marrim lejen Shk. Tuaja t’ju vëmë në dukje sa vijon:
Na
është kumtuar urdhri i Komisariatit të Lartë të Cetinës në bazë të së
cilit vendet tona janë administrativisht të varura nga qendra në
Andrievicë. Si është e njohur populli i kësaj krahine përbëhet nga
shqiptarë të pastër, me tradita dhe doke gjithmonë i lidhur me Pejën,
ndërsa me Malin e Zi nuk ka pasur as lidhjen më të vogël as traditash
dhe as dokesh. Që prej kohëve më të largëta ky popull ka kundërshtuar
me armë bashkimin e tij me Malin e Zi, duke vaditur me gjakun e tij çdo
pëllëmbë të territorit. Ne e vlerësojmë si padrejtësi aplikimin e
urdhrit të Komisariatit dhe gjykojmë se një urdhër i tillë është në
kundërshtim me parimet e drejtësisë Fashiste.
Për
këto bëjmë apel Shk. Tuaja duke kërkuar bashkimin e tokave tona me
Shqipërinë e lirë dhe bashkimin administrativ me Pejën ose me Shkodrën.
Shpresojmë
që Shk. Tuaja do ta marrin në konsideratë këtë apel të popullit të
Plavës dhe Gucisë duke mënjanuar kështu gjakderdhje midis këtij populli
dhe malazezëve, sepse është absolutisht e pamundur një bashkëjetesë me
atë popull i cili, si tregon historia, ka luftuar kundër nesh beteja të
egra.
(Vijojnë nënshkrimet)
Hoti, Gruda, Triepshi dhe Tuzi kërkojnë njëzëri bashkimin me Shqipërinë
Gazeta
raporton një memorandum që popullatat e Hotit, Grudës, Triepshit dhe
Tuzit i kanë dorëzuar autoriteteve italiane dhe shqiptare duke kërkuar,
në bazë të të drejtave të tyre historike, entografike dhe natyrale,
bashkimin e tokave të tyre me Mëmëdheun shqiptar.
Burimi: Shqiperiaebashkuar.info
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *