Disa qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe (SRS), janë mbledhur
sot para ish-Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit për të protestuar në
16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO. Ata me këtë rast dogjën
flamujt e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës
dhe Kosovës.
Turma e drejtuar nga udhëheqësi i radikalëve serbë i akuzuar nga Haga për krime të luftës, Vojislav Sheshelj, tha se Serbia kurrë nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s apo Bashkimit Europian, edhe pse “regjimi tradhtar i kryeministrit Vuçiq është duke punuar për këtë”.
Protesta u mbajt pavarësisht se autoritetet e rendit refuzuan t’u japin leje.
Sulmi kundër regjimit kriminal të Millosheviqit në ish Jugosllavi kishte filluar më 24 mars të vitit 1999, dhe përfundoi më 10 qershor të këtij viti me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Burimi: http://www.shqiperiaebashkuar.info/2015/03/ne-beograd-sot-u-dogjen-flamujt-e-nato-s-shba-se-be-se-dhe-ai-ahtisarian-i-kosoves/

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *