Kryeministri shqiptar Edi Rama pas Beogradit do të vizitoj sot
Luginën e Preshevës. Gjatë vizitës së tij, kryeministri shqiptar përveç
që do të takohet me liderët politik në Preshevë, ai do të takohet me
biznesmen dhe maturantë nga Lugina e Preshevës. Siç ka mësuar
presheva.com, Kryeministri shqiptar do të arrij në ndërtesën e komunës
së Preshevës rreth orës 11, ku dhe do të takohet me kryetarin e Komunës
së Preshevës. Kuvendi komunal në Preshevë, do të mbaj një seancë kuvendi
të jashtëzakonshme ku do të shpall kryeministrin Edi Rama qytetar nderi
i komunës së Preshevës.
Kryeministri Rama do të ketë një takim në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës, e pastaj do të shkoj në shtëpinë e kulturës "Abdulla Krashnica".
Sipas agjendës, kryeministri Edi Rama duhet ti drejtohet qytetarëve të Preshevës me një fjalim të shkurtë në oborrin e shtëpisë së kulturës, ndërsa pastaj takimin do ta vazhdoj në sallën e madhe ku do të takoj biznesmen dhe maturantë nga Presheva. Presheva tashmë gati të pres kryeministrin e parë shqiptar në këto troje. /presheva.com./

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *