Wednesday, October 01, 2014

Medvegja , Bujanoci dhe Presheva nga vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beograd presin të denoncohet diskriminimi

Me shkasë : Caktimi , për datën 22 tetor të këti muaji , Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitoj zyrtarisht Beogradin .

 Shkruan : Refik HASANI

Medvegja , Bujanoci dhe Presheva nga vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beograd presin të denoncohet diskriminimi
Vizita e Kryeministrit në Beograd do të duhej të ketë rolin që për Shqiptarët e Medvegjës Bujanocit dhe Preshevës , krijimin e një motivimi shtesë, një mbështetje morale e shtetit amë Shqiptarë . Edhe preambulla e Kushtetutës së Shqipërisë e thekson qartë përkujdesjen edhe ndaj shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve administrativ , prandaj Tirana zyrtare ka obligim moral , Kombëtar e kushtetues , të ngritë dhe mbroj çështjen e shqiptarëve edhe në këtë krahinë .

Kryeministri duhet të kërkon ndaljen proceseve politike ndaj ushtarëve,duke kujtuar edhe
 Referendumin e 1 e 2 mars 1992 dhe plotësimin e kushteve të marrëveshjes së Konçulit dhe sakrificën e luftës së UÇPMB-ës .Pa harrur edhe kërkesat legjitime dhe raporteve edhe nga mekanizma ndërkombëtar se ka shkelje të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive , nuk ka investime ,nuk ka përfaqësim në proporcion me numrin e popullatës , nuk ka respektim për demilitarizim dhe nuk ka kthim të dëbuarve , zhvendosurve . Kjo krahinë e mbetur nënë juridiksionin e Serbisë është e diskriminuar dhe duhet të vendoset një mision i përhershëm civil dhe ushtarak me një monitorim të përhershëm të OKB-së apo të BE-së . Kryeministri do të duhej të ndan kohë edhe nga afër të shoh dhe bindet nga jeta që bëhet nëpër vendbanimet dhe lokalitete , të viziton vendin e lapidarit të UÇPMB-ës të hequr më 20 Janar 2012 dhe të kërkon kthimin në vendin e vetë .

 Kjo vizitë do të prodhoj dhe shpërndaj një mesazh të fuqishëm se shteti shqiptarë është duke i përkrahur të drejtat legjitime . Në Bujanoc gjatë ksaj vizite Kryeministri shqiptarë të hedhë gurin përurues edhe pse Beogradi po e pengon vendosjen e shtatoresë së heroit tonë Kombëtar Skendërbeut në qendër të Bujanocit . Në Medvegjë të ndaj mjete për krijjimin kushteve për kthim të dëbuarve dhe zhvendosurve . Nuk duhet të përsëriten gabimet dhe lëshimet sikur z.Ilir Meta, vizitës zyrtare që ia bëri Beogradit në fillim të vitit 2010 në cilësin e Kryetarit të LSI-së , ZëvendësKryeministrit dhe ministritë punëve të jashtme . Kjo stori e ksaj vizite nuk duhet të përsëritet në kuptimin negative .

 Kjo vizitë duhet të ketë një fokus , objektiv dhe të krijon dhe shpërndaj një mesazh .Nga ky veprim do të kontribonte që sa më shumë opinioni i gjërë shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet , alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë ksaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë. Me të drejtë shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës nga vizita e Kryeministri Edi Rama presin të denoncohet lidhur me diskriminimin .

 Vizita e Kryeministrit Shqiptarë në Beograd të jetë për përmisimin e pozitës së shqiptarëve vendas , por dhe për caktimin e një date a viti që të ndërprehet lufta e pa shpallur Shqiptaro - Serbe Kryeministri duhet dhe ka obligim t’ua thotë përmes letrave e protokolove , në sy dhe me zë që Beogradi duhet të kërkoj falje ndaj nesh dhe të ndal diskriminim dhe zbrazjen e mëtejme këtyre hapsirave nga shqiptarët . Prandaj Shqiptarët dhe Serbët si dy popuj më të mdhenj për nga numri në këtë pjesë të Ballkanit duhet të nënshkruajn një marrëveshje historike të paqës dhe ndaljen e armiqësisë që kemi patur për më shumë se një shekull .

 Ne , dy popujt kemi patur një luftë herë të shpallur e herë të heshtur , prandaj është momenti historik që të dalim nga kjo . Serbia duhet të pranoj dëmet gjatë historisë që na kan shkaktuar kurse ne shqiptarët për asnjëherë nuk duhet të harrojm gjenocidin , diskriminimin e zbrazjen që kan bërë Serbët ndaj neve . (Vizitën në fjalë e konfirmoi vetë Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama, në komunikatën për media pas konferencës së mbajtur të vendeve nga Ballkani Perëndimor,më datën 28 gusht 2014 në Berlin që ishte ftuar dhe u mbajt nën patronatin e Kancelares Gjermanë znj.Angela Merkel ) . 01 tetor2014

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *