Friday, October 03, 2014

Ekspertja ruse: Luginës së Preshevës nuk mund t’i mohohet referendumi për pavarësi si Krimeja

GJENEVË, 02 tetor – Prof. Dr. Anna Kondratyuk, profesoreshë dhe eksperte ruse e së drejtës ndërkombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy, thekson për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se “shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të këtë një referendum të ngjashëm me atë të mbajtur në Krime në mars 2014.” Megjithatë, sipas Dr. Kondratyuk “një referendum i tillë nuk do të jetë plotësisht legjitime pasi që nuk do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Serbisë, në të njëjtën mënyrë sikur referendumi i Krimesë nuk është në përputhje më Kushtetutën e Ukrainës…”

Në mars të vitit 2014 kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, thëksoj për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se nëse Krimeja përpjekjet për t’u bashkuar Rusisë, shqiptarët e Luginës, në mënyrë të ngjashme, duhet ti bashkohen Kosovës.

“Shqiptarët e Serbisë Jugore mund të mbajnë një referendum të ngjashëm me atë në Krime, por kjo nuk do të jetë plotësisht e ligjshme nga pikëpamja e ligjit të brendshëm kushtetues. Megjithatë, ka gjithmonë forca të fuqishme politike që qëndrojnë pas çdo rasti të fundit të shkëputjes, i cili bëri këto raste të mundur,” ka shtuar në vazhdim Dr. Kondratyuk për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë.

Do përkujtuar se më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, nëpërmjet referendumit, shqiptarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.

Innebygd bilde 1Ekspertja ruse gjithashtu deklaron se kufijtë do të ndryshohen me kal  i min e kohës, dhe se kjo mund të ndodhë në mënyrë paqësore ose si rezultat i konflikteve të dhunshme. Në shtator 2014, Skocia ka mbajtur një referendum, ku shumica votuan kundër pavarësisë skoceze.

Për më tepër, rajoni spanjoll i Katalonjës planifikone të mbajë një referendum në nëntor 2014, por ka vëndosur të ndaloj ketë fushatë për shkak se Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi kundër mbajtjes së një referendumi në Kataloni.
“Kjo do të varet nga dispozitat e Kushtetutës së shtetit përkatës, i cili në disa raste mund të lejojë shkëputjen e pjesëve përbërëse të këtij shteti. Në rast se jo, mundësia e shkëputjes është ende atje, përkundër parimit të integritetit territorial të shteteve, kufijtë ende mund të ndryshohen me kalimin e kohës si rezultat i proceseve të ndryshme politike, qoftë në mënyrë paqësore ose duke ndodhur nëpër konflikte të armatosura,” thotë Dr. Kondratyuk për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë.


Është shumë herët për të folur për një precedent në lidhur me pavarësinë e Kosovës

Kur Krimeja shpalli pavarësinë ë saj pas referendumit, disa ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohoan së Kosova shkaktoi një precedent ligjor, dhe ka nxitur rajonet të tjera me synime të ngjashme për pavarësi, të marrin hapa të ngjashme si Kosova. Megjithatë, Dr. Kondratyuk beson se është shumë herët për të nxjerrë konkluzione të tilla, sepse duhet të marrë parasysh qëndrimin e shteteve për secilin rast të veçantë:

“Unë besoj se është shumë herët për të folur për një precedent, sepse masa kritike e rasteve individuale nuk është ende e mjaftueshme. Për më tepër, në të drejtën ndërkombëtare, është e rëndësishme për të marrë parasysh qëndrimin e shteteve për secilin rast të veçantë, dhe ky qëndrim nuk është e unifikuar në rastet e fundit, me një numër mjaft i madh i shteteve duke protestuar kundër këtij akti (përfshirë luftën e sanksioneve mes Perëndimit dhe Rusisë).

“Nëse një rast mund të konsiderohet si një precedent, nuk është masa kritike e rasteve, të cilat do të kanë rëndësi, por qëndrimi i shteteve – opinio juris – që do të thotë se qëndrimi duhet të jetë ë unifikuar dhe pa protesta aktive,” shpjegon Dr. Kondratyuk për Presheva Jonë.

Në lidhje me pasojat mbi të drejtën ndërkombëtare, pas vendimit të Krimesë për t’u bashkuar Federatës Ruse, profesorja ruse beson se ky incident nuk mund të konsiderohet si një aneksim, pasi ajo duhet të shihet nga aspekti i të drejtës për vetëvendosje:
“Unë nuk do ta quaje këtë një aneksim, pasi kjo do të kualifikohet si krim ndërkombëtar. Formalisht, ka pasur një referendum, dhe nëse referendumi është ligjore varet jo vetëm nga dispozitat kushtetuese të shtetit (Ukraina nuk lejon këtë lloj referendum), por edhe në kuptimin e parimit të vetëvendosjes: nëse kjo është e drejta e popujve gjatë kohës koloniale ose nëse kjo është e drejta e popujve të shteteve brenda kufijve ekzistues, dhe kjo duhet të përfshijë jo vetëm të drejtën për të përcaktuar marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme, por edhe të drejtën për tu shkëputor nga shteti amë.
“Situata në Krime patjetër do të shtojë rastet sui generis e shkëputjes. Për më tepër, ka shumë aspekte politike në këtë situate,” përfundon Dr. Kondratyuk në intervistën e saj për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë./ Blerim Mustafa

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *