Në kuadër të vizitës së Papës, organizohet sot në qytetin e Rubikut
një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohet për një figurë të njohur
të Rilindjes në fillim të shek. XX, Abat Preng Doçin
Kush është Abat Preng Doçi
Abat Preng Doçi, një misionar i dijes dhe kulturës kombëtare, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike dhe kulturore të fillim shek. XX në Shqipëri. Ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, si edhe themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi”. Preng Doçi njihet gjithashtu edhe si një ndër bashkëpunëtorët më besnikë të Jeronim De Radës dhe Kamardës.
Kontributi i këtij abati dhe i disa figurave të tjera prelatësh katolikë ka qenë shumë pak i studiuar dhe i publikuar nga historiografia. Aktiviteti do të zhvillohet në Qendrën Kulturore “Abat Doçi” në Rubik dhe do të hapet nga përshëndetja e përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, z. Cristoforo Palmieri, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit dhe kryetari i Bashkisë Rubik, z. Gjok Vuka. Tryeza e rrumbullakët do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të tjera si: vënia e pllakatit “Shtëpi Monument Kulture” në kullën dykatëshe të Abat Doçit, me pjesëmarrjen e kryetarit te Bashkisë Rubik, ministres së Kulturës etj.
Vendosja e pllakatit “Monument Kulture” tek Guva me piktograme në Rubik, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë Rubik, drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër etj, dhënia e Çmimit të lartë nga Presidenca për Abat Doçin, promovimi i librit monografik “Abat Preng Doçi”, të autorit Luigj Martini dhe koncerti nga ansambli “Mirdita”, të gjitha këto do të jenë aktivitetet që do të mbahen ditën e sotme. Po kështu do të jenë të pranishëm nxënës të shkollave, të cilët në kuadër të projektit “Miqtë e Monumenteve”, nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, do të angazhohen për përkujdesjen ndaj monumenteve të saposhpallura, përfshirë dhe Kishën e Rubikut.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *