Monday, March 17, 2014

Musliu: Putini na inkurajon për shkëputjen e Luginës nga Serbia

PRESHEVË, 17 mars (AIP)  -Nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën,
sepse ne më herët kishim referendum të tillë, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”

“Nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”, ka thënë ai për Presheva Jonë. “Lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo është ndarë nga Kosova në vitin 1945-1956, nga komunistët jugosllavë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës – me Leposaviqin dhe Zubin Potokun. Ndërsa, rikujtojmë edhe një herë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, të shpalosur demokratisht në referendumin e 1-2 marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën”.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *