BE
deklaratë bombë: Ka ardhur momenti për arrestimin e Sali Berishës,
ish-ministrave dhe gjyqtarëve, ndiqni shembullin e Rumanisë, përndryshe
s’ka integrim. Çelja e dyerve të Brukselit për integrimin e Shqipërisë
në Bashkimin Evropian kushtëzohet zyrtarisht me arrestimin e Sali
Berishës, babait të korrupsionit, krimit, përgjimeve, shitjes së
territoreve fqinjëve, trafiqeve të armëve, vrasjeve politike në
bulevard, shkatërrimit dhe përvetësimit të pasurive publike në Shqipëri.
Parlamenti Evropian i kërkon zyrtarisht dhe publikisht Shqipërisë të arrestojë dhe të dënojë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat e tij të korruptuar, ish-kryebashkiakët, deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, si shenjë e dëshirës për t’u rreshtuar në krahun e vendeve pro integrimit, si sinjal i vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe për të shembur murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Nuk bëhet më fjalë për një zë të izoluar, për një deklaratë të një deputeti apo për një qëndrim të një ekstremisti. Bëhet fjalë për një deklaratë bombë të kryetares së delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Monica Mocavei. Kjo e fundit ka pohuar dje që Shqipëria të gjejë vendin në shinat e duhura të integrimit, duhet pikësëpari të arrestojë ish-kryeministrat, duke iu referuar Sali Berishës, ish-ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë ka treguar edhe rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria për të kryer këtë detyrë para qytetarëve të saj, duke vendosur shtetin ligjor. “Kjo është çështje kyçe dhe nënkupton se ka prokurorë dhe gjyqtarë të guximshëm e profesional, të cilët mund të zbatojnë ligjet pavarësisht nëse kanë përballë ministra, kryeministra, deputetë, kryebashkiakë, apo kushdo tjetër. Kjo është ajo çfarë bëra në Rumani. I dhashë fuqinë gjyqësorit për të qenê i pavarur, po kështu prokurorisë dhe zyrës kundër korrupsionit. Tashmë, ne kemi ish kryeministra, ministra aktualë apo ish-ministra, ish- deputetë, ish-kryebashkiakë, prokurorë apo gjyqtarë që vuajnë dënimin në burg për korrupsion apo veprimtari të tjera kriminale. Vjen një moment kur hetuesit dhe gjykatësit vlerësojnë se 'Po, ne mund ta bëjmë këtë, madje dhe pa politikanët, sepse për një kohë të gjatë kjo nuk ka ndodhur'. Kështu që më së pari për t'u bërë për ta vënë vendin në shinat e duhura është të paturit e një drejtësie të pastër, sepse me anë të saj, pastrojmë të gjitha sistemet e tjera”, ka pohuar ajo.
Lufta kundër korrupsionit
Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Monica Mocavei, ka pohuar dje se lufta ndaj korrupsionit është faktori kryesor që e afron Shqipërinë me BE. “Kështu që ata duhet të presin që unë të insistoj për këtë, për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, kundër krimit në përgjithësi, kundër pastrimit të parave, kundër trafiqeve dhe e dimë se këto krime ekzistojnë në Shqipëri, sikundër dhe në Ballkan. Unë do të insistoj për këto, por dhe për ligje të mira, e zbatimin e tyre çfarë është më e rëndësishme, sepse në shumë vende bëhet plotësimi në letër për ligje që nuk zbatohen kurrë, apo që nuk zbatohen siç duhet. Sigurisht, unë do të shoh të gjitha aspektet e tjera të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe dëshira ime është ta mbështes Shqipërinë përgjatë rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE. Jam për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit”, tha ajo.
Vizita në Tiranë
Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Monica Mocavei, ka paralajmëruar edhe një vizitë në Tiranë. “E kemi shtyrë, por për momentin nuk kemi asnjë datë për 2014, por ju do informoheni në kohë kur të fiksojmë një datë. Por e njoh Shqipërinë, falë disa misioneve që kemi bërë kur punoja për Këshillin e Europës duke trajnuar disa gjyqtarë e prokurorë, staf administrate apo gazetarë mbi Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Pak vite më parë isha në misionin kundër korrupsionit atje për llogari të Komisionit Europian. Kështu që kam ardhur shpesh në Shqipëri, është një vend i këndshëm dhe unë mezi pres të shkoj sërish atje dhe të punoj me zyrtarët dhe qytetarët shqiptarë”, tha ajo.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *